e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Tirana i shpëton dënimit të FIFA-s, ja borxhi që shlyen ndaj futbollistëve

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Tirana i shpëton dënimit të FIFA-s, ja borxhi që shlyen ndaj futbollistëve

Klubi i Tiranës ka shlyer një pjesë të konsiderueshme të borxheve të prapambetura ndaj futbollistëve, duke shmangur penalitetet e mundshme nga FIFA apo UEFA.

12814738_1676058542650261_7659510678601694340_nNë një deklaratë të publikuar pasditen e së enjtes, klubi i Tiranës njofton se ka paguar rreth 198 mijë euro detyrime të prapambetura.

Procesi i nisur prej ditësh ka përfunduar këtë të enjte. Sipas klubit bardheblu, situata e borxheve pritet të zgjidhet përfundimisht duke e rikthyer situatën në normalitet.

Deklarata e plotë e klubit të Tiranës:

"KF Tirana ka perfunduar sot me sukses nje proces te veshtire likuidimesh te nje numri te madh borxhesh te prapambetura. 198 mije euro jane derdhur ne llogarite e futbollisteve duke shmangur penalitetet qe i kanoseshin klubit nga FIFA dhe UEFA. KF Tirana prej disa ditesh kishte nisur kete proces qe kulmoi sot me zgjidhjen e premtuar nga presidenti Halili vetem pak kohe me pare.

Ceshtje te mbartura prej kohesh kishin krijuar nje problem qe meritonte zgjidhje. Klubi ka punuar me seriozitet duke i ndjekur ceshtjet te vecuara nga njera tjetra dhe duke i dhene me pas nje zgjidhje te menjehereshme per te shmangur pasojat negative.

KF Tirana ka ulur shume borxhin e pergjithshem te klubit te mbartur nga vitet e tranzicionit. Shume shpejt ky borxh do te zerohet per te rikthyer ne normalitet situaten dhe vijuar punen per nje te ardhme te sigurte",-thuhet në njoftimin e publikuar nga klubi i Tiranës në rrjetin social "Facebook".