Tirana bie ne Korce Skenderbeu rremben vendin e dyte

Tirana bie ne Korce, Skenderbeu rremben vendin e dyte

Skënderbeu ka fituar supersfidën e javës së 25-të në Superligë përballë Tiranës dhe këtë e bëri vetëm një gol nga pika e bardhë e penalltisë. Korçarët sigurojnë një trepikësh të vlefshëm me miqtë kryeqytetas në shtëpinë e tyre dhe tashmë e shohin veten në vendin e dytë pas Kukësit.

Pas një pjese të parë me rrjeta të paprekura, skuadrat u shfaqën më kërkuese në portat kundërshtare, por fati i buzëqeshi vendasve. Rezultati zhbllokohet në minutën e 66-të nga kapiteni korçar Shkëmbi, kur gjyqtari i takimit jep një 11-metërsh të dyshimtë pas rrëzimit të Berishës në zonë. Pas kësaj fitoreje, Skënderbeu ndodhet në vendin e dytë me 51 pikë, një më pak se Kukësi që fitoi me 5-2 ndaj Teutës.

Renditja në javën e 25-të:


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama