e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Tirana-Vllaznia, paqe të luftuara

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Tirana-Vllaznia, paqe të luftuara
Tirana dhe Vllaznia mbeten në garë për kualifikimin në raundin e tretë të Europa Ligës, pasi barazuan pa gola ndaj Spartak Trnavës dhe Tunit, në dy ndeshje të përfunduara pak më parë dhe të luajtura respektivisht në Tiranë dhe Shkodër. Duke sfiduar parashikimet pesimiste dhe kuotat e basteve që na jepnin dukshëm inferiorë, bardheblutë dhe shkodranët vunë disa herë në vështirësi portat kundërshtare dhe me pak më shumë fat mund të kishin fituar.

Ndeshjet e kthimit do të luhen javën e ardhshme dhe të dy ekipet do të udhëtojnë në Sllovaki dhe në Zvicër me vetëdijen që mund të luajmë ër dy prej tre rezultateve. Takimet u transmetuan minutë pas minute në faqen tonë të internetit. Shumë më tepër detaje për të dy këto ndeshje do të mund të zbuloni në numrin e nesërm të së përditshmes sonë.