e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Tirana/ Muzaka me grip, Karan dhe Kërçiku veçmas

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Tirana/ Muzaka me grip, Karan dhe Kërçiku veçmas

Infermieria është drejt boshatisjes, megjithatë ende nuk mund të thuhet nëse i gjithë kontingjenti do të jetë gati për Bylisin. muzakaNëse Malaj mori minuta në ndeshjen e fundit dhe Muça po vijon përgatitjet me grupin, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për Dejan Karan dhe Dorian Kërçikun. Mbrojtësi i qendrës dhe ai i linjës së djathtë edhe dje kanë vijuar të diferencuar. I pari sapo është rikuperuar për problemet në shpinë, ndërsa i dyti shfaqi probleme dy ditë para takimit të luajtur me kurbinasit.

Sakaq, dje nuk u stërvit as Gjergj Muzaka. Mesfushori po kalon një gjendje gripale dhe dje u këshillua që të bënte pushim. Ndërsa, Endrit Idrizaj edhe pse e nisi me grupin stërvitjen, e vijoi veçmas, pasi me sa duket ka shfaqur probleme.

E vetmja gjë e sigurt është që rikthehet Erando Karabeci, i cili plotësoi numrin tre të kartonëve të verdhë. Se si do të kompozohet Tirana në Ballsh, kjo mbetet ende për t'u parë.