Tifozet e Tiranes ne protest kunder Bashes
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Tifozët e skuadrës së futbollit Tirana kanë duke organizuar një protestë sot para Bashkisë së Tiranës kundër mungesës së mbështetjes së bashkisë për skuadrën e tyre të zemrës.
“Mik, S.K. TIRONA është ndoshta shenja e fundit e identitetit, dinjitetit, kulturës, qytetarisë dhe ekzistencës së qytetit. Për t’kërku që edhe kjo Vlerë e ky Simbol t’mos ketë një fund tragjik ditën e Martë dt 14 Janar, ora 17:30, tifozë, dashamirë e qytetarë t’Tironës mblidhen para Bashkisë së Qytetit. Bashkë me shokë, familjarë e të tjerë dashamirës, mos ngurro të tregosh se Ti je pjesë e Qytetit dhe e Do Tironen! Reagojme sot se më pas do t’jetë shumë vonë!” thuhet në njoftimin e publikuar nga nismëtarët.