Tifozet e Partizanit dhunojne Xhanin
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Albert Xhani, president i klubit të futbollit Partizani është dhunuar nga disa mbështetës të këtij ekipi. Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Elbasanit pranë zyrave të Federatës Shqiptare të Futbollit. Tre persona ende të paidentifikuar kanë goditur Xhanin me sende të forta rrethanore dhe me gushte. Xhani ka marrë plagë të lehta nga ky sulm. Ai ka bërë denoncim në police dhe kjo e fundit ka vënë dy prej agresorëve në pranga ndërsa i treti është në kërkim.
Ende nuk dihen saktësisht rrethanat e kësaj ngjarje por mendohet se motivi i sumi të Xhanit të ketë qenë katandisja e ekipit të Partizanit. Ekipi legjendar i futbollit shqiptar ka zbritur në Kategodinë e Dytë dhe tashmë nga Partizani ka mbetur vetëm emri. Së fundmi ka qenë Ministria e Mbrojtjes ajo që ka kërkuar të marrë në administrim këtë ekip ndërkohë që gjykata ende nuk ka zgjidhur çështjet gjyqësore mbi presidencën e klubit.