e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Thirrja e PS, protesta ne rrethe. Bllokohen rruget

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Thirrja e PS, protesta ne rrethe. Bllokohen rruget
Pas apelit te bere nje dite me pare nga kreu i PS-se, Edi Rama dhe vendimit te grupit parlamentar te PS-se, per revolte popullore ne mbrojtje te votes, sot kane nisur protestat neper rrethe.

Mbeshtetes te Partisë Socialiste ne qytetin e Fierit i janë përgjigjur thirrjes per revolte dhe kane nisur protestat marshuese neper rruget e qytetit. Ata kryesohen nga kreu i grupit kuvendor te PS-se, Gramoz Ruci dhe deputeti Armando Subashi.

Protesta raportohet se po mbahet e qete, nderkohe qe ne mbarevajtje te saj jane angazhuar edhe forca te shumta te policise.

Pas protestes ne sheshin “Fitorja”, protestuesit marshuar ne kembe dhe kane bllokuar rrugen Fier-Lushnje, kane djegur goma dhe njoftojne se do te bllokojne autostraden per nje afat te pacaktuar. Ne oren 12.15 ka qene e bllokuar ura e Mbrostarit ne kete qytet.

Proteste tjeter zhvillohet kete paradite edhe ne Kavaje. Militantë te shumtë kanë bllokuar rrugën tek Ura e Drazhit, duke kerkuar respektim te se drejtes themelore, ate te votes se lire dhe vullnetit te popullit.  Raportohet se rreth 300 protestues kane bllokuar rrugen dhe i kane vene flaken disa gomave, duke paralizuar qarkullimin. Paralelisht protesta mbahen ne Lezhe, Durres dhe Vlore.