e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Protesta ne disa qytete, bllokohen rruge

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Protesta ne disa qytete, bllokohen rruge
Mbështetës të opozitës socialiste po protestojnë në disa qytete të vendit dhe në disa prej tyre kanë bllokuar rrugët që i lidhin këto qytete me Tiranën. Protestat janë në zhvillim e sipër në Fier, Durrës dhe Lezhë, raportuan mediat në Tiranë ndërkohë që janë bllokuar rruga që lidh Fierin me Lushnjën dhe Tiranën dhe rruga Rrogozhinë-Kavajë. Në të dyja rastet janë djegur goma makinash në rrugë. Ora Neës raportoi edhe për protesta në Vlorë ku mbështetësit e Partisë Socialiste, pasi u mblodhën në Sheshin e Flamurit marshuan drejt Urës së Mifolit.