e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Thellohet perplasja Platini-Blatter

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Thellohet perplasja Platini-Blatter

Ego profesionale, por dhe dyshimet për korrupsion kanë thelluar edhe më tej përplasjet mes kreut të UEFA-s, Mishel Platini dhe kreut të FIFA-s, Josef Blatter. Kështu, të martën francezi, pasi ka mohuar akuzat për korrupsion ndaj tij, ka theksuar se FIFA ka nevojë për frymë të re.

“Ka shumë thashetheme dhe akuza të pavërteta ndaj meje”, – është shprehur Platini në një lidhje radiofonike me Europe 1.“Po përpiqen të më dëmtojnë pikërisht tani kur mendova se mund të drejtoj FIFA-n.

Unë kam votuar për Rusinë dhe Katarin vetëm në bazë të bindjeve të mia, pasi asnjëra prej tyre nuk ka organizuar ndonjë botëror më parë”, – ka vijuar francezi. Duke folur për Blatter, Platini tha se “pas 5 mandatesh është momenti i duhur për të sjellë një imazh më të freskët, sidomos tani që imazhi i FIFA-s është shumë i keq në sytë e botës”, – tha Platini.