The Economist: Maqedonia, lidere botërore për papunësi
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Revista e njohur britanike “The Economist” në hulumtimin e fundit që ka bërë për gjendjet ekonomike të shteteve të ndryshme në botë, në veçanti në rrafshin e papunësisë e ka renditur Maqedoninë si shtetin e parë në botë për nga numri i të papunëve. Nga 92 vende të botës nga të cilat ka siguruar të dhëna kjo revistë, Maqedonia ka shkallën më të lartë të papunësisë prej 32 për qind, kurse shkalla e inflacionit është 35 për qind.
“Maqedonia ndoshta do ta mbajë mend ish presidentin e ndjerë Kiro Gligorov për punë të mira, por vendi aktualisht është në kaos. Ajo është në majën e mizorisë, që e dëshmon një kombinim i treguesve të errët të ekonomisë – papunësia dhe inflacioni”, thuhet mes tjerash në tekstin për Maqedoninë.
Nga vendet e Ballkanit në situatë të ngjashme është Greqia ku indeksi i papunësisë është 18 kurse i inflacionit 20.
“Periudha e Vitit të ri është kohë e keqe për vdekjen e një personi të njohur. Kiro Gligorov, presidenti i parë i Maqedonisë së pavarur ishte thjeshtë i injoruar kur vdiq më 1 janar”, shkruan mes tjerash “The Economist”.
Në tekst thuhet se çmimet rriten në mënyrë të pakontrolluar dhe këta janë kryesisht probleme të vendeve në pasura me naftë, të cilat kanë menaxhim të dobët ekonomik siç është Venezuela, Irani dhe Rusia. Numrin më të ulët të papunësisë në botë e kanë Katari dhe Zvicra.
Ndryshe, qeveria e kryeministrit Nikolla Gruevski vazhdimisht pohon se Maqedonia është në rrugë të shëndoshë ekonomike që bie ndesh me konkludimet dhe hulumtimet e revistës britanike.