e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Deklarata shokuese e keshilltarit italian: Per emigrantet duhen furrat

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Deklarata shokuese e keshilltarit italian: Per emigrantet duhen furrat
Deklarata e një këshilltari italian, që i përket partisë Lega Nord, ka hapur polemika të shumta në Itali. Mauro Aicardi, këshilltar i forcës politike italiane, Lega Nord, ka lëshuar një deklaratë skandaloze, duke thënë se, “Për emigrantët duhen furrat”.

Deklaratat e tij janë bërë në rrjetin social Facebook, dhe pas reagimeve të shumta, ai është detyruar që ta heqë këtë deklaratë. Këto qëndrime nuk janë të reja nga ana e përfaqësuesve të Lega Nord, duke qenë se këta të fundit janë kundërshtarë të egër të emigrantëve dhe i kanë cilësuar madje ata edhe si “jashtëqitje bastarde”.