e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Teuta i falet Mustës, thyen Bylisin dhe ngjitet e treta (Video)

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Teuta i falet Mustës, thyen Bylisin dhe ngjitet e treta (Video)

Teuta parakalon tiranën në tabelën e renditjes, Durrsakët kanë mposhtur sot minimalisht 1-0 Bylisin në "Niko Dovana". Ndeshja fillon e vrullshme për Teutën që kërkon të shënojë që në minutat e para, por Bylisi mbrohet mjaft mirë.mustaNë shifrat e bardha 0-­0 mbyllet dhe pjesa e parë. Në fraksionin e dytë të ndeshjes Teuta ëshë më kërkuese dhe ka dy raste shënimi me Xhonatan dhe Mustën, por pa gjetur rrugën e rrjetës. Ballshiotët nga ana tjetër përpiqen të sulmojnë por nuk janë të rrezikshëm në portën kundërshtare.

Në minutën e 76 vjen goli i që zhbllokon sfidën. Lukic kroson në zonë Musta përfiton dhe e shtyn në rrjetë. 1-0 dhe durrsakët janë më të qetë.

Bylis tenton kundërpërgjigjen, por Teuta mbrohet mirë dhe menaxhon situatën duke administruar rezultatin deri në vërshëllimën e fuindit. Me këtë fitore Teuta merr vendin e tretë në klasifikim. Ndërkohë që Bylis mbetet në fundin e tabelës në luftën për mbijesë sëbashku me Vllazninë me nga 20 pikë secila.

Goli i Mustës ndaj Bylisit:

Teuta - Bylisi 1-0
Golat: Musta 76´
Teuta: Rizvani, Lukiç, Hoxha, Shkalla, Kotobelli, Musta, Hila, Lena, Dita, Kadriu, Xhonatan Trajner: Gugash Magani
Bylisi: Frashëri, Dukiç, Brahja, Simiç, Peposhi, Hyshmeri, Alla, Bilali, Tahiri, Hoxhaj, Izuçuku Trajner: Adnand Zilxhoviç