Teuta dhe Vllaznia, kampione te superliges ne Fair Play
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Java e fundit e superligës, e cila do të zhvillohet sot, pritet të përcaktojë dhe skuadrën kampionë, por një renditje tjetër e ka përcaktuar kampionen e saj. Sipas renditjes të FSHF-së për skuadrat e lojës së ndershme “Fair Play”, Teuta është fituesja e këtij kampionati, e cila ndiqet nga Vllaznia e Shkodrës. Teuta ka bërë një paraqitje të përkryer përsa i përket lojës së ndershme gjatë gjithë kampionatit shqiptar. Skuadra e dytë e ndershme është Vllaznia, e cila ndodhet katër pikë pas Teutës në renditjen e përgjithshme. Në fundin e këtij klasifikimi ndodhen skuadrat e Tomorit dhe Laçit.
Fair Play
Renditja e skuadrave të Fair Play-it në superligë nuk është bërë vetëm në bazë të numrit të kartonave të verdhë apo të kuq, por janë llogaritur në bazë të pesë komponentëve. “Janë marë disa komponentë, si sjellja e lojtarëve kundrejt lojtarëve kundërshtarë, sjellja e lojtarëve ndaj zyrtarëve të ndeshjes, sjellja e drejtuesve të skuadrave ndaj zyrtarëve të ndeshjes dhe ndaj zyrtarëve të FSHF-së. Krahas këtyre është marë dhe numri i kartonave të verdhë dhe të kuq, që skuadrat kanë marrë gjatë ndeshjeve”, tha zv.sekretari i FSHF-së, Besnik Çela. Sipas Çelës, të gjithë këto elementë kanë koefiçentët e tyre përkatës, të cilat i janë shtuar apo hequr skuadrave sipas kritereve të mësipërme. Skuadra durrsake nuk është renditur rastësisht në këto pozicione, sepse drejtuesit e saj kanë aplikuar sistemin e gjobave kundrejt lojtarëve, të cilët janë ndërshkuar me kartonë, apo që kanë bërë sjellje të papëlqyeshme gjatë ndeshjeve të futbollit. Mesa duket ky sistem ka dhënë frytet e tij, duke e renditur Teutën si kampionen e Fair Play-it për këtë sezon.
Metoda europiane
Skuadra shkodrane nga ana tjetër duket se ka përfituar shumë në këtë aspekt nga përdorimi i metodave europiane të ish-trajnerit të saj, Rudi Vata, sidomos në aspektin e lojës së ndershme. Praktikat e tij e kanë kthyer skuadrën shkodrane në një model të lojës së ndershme edhe pse nuk është renditur , e cila ndiqet nga një tifozëri e zjarrtë, në një skuadër model të kampionatin shqiptar. Në vendin e tretë renditet Skënderbeu i Korçës me shtatë pikë më pak se skuadra shkodrane. Mesa duket skuadra e vendit të parë në renditjen aktuale në superligë ka lëshuar shumë në luftën e FairPlay-it.
Çudia
Skuadra që ka çuditur me paraqitjen e saj në këtë listë është Dinamo. “Nëndetsja” edhe pse është renditur gjithnjë në vendet e fundit në superligë, është paraqitur mjaft mirë në renditjen e lojës së ndershme, duke u renditur në vendin e tetë në këtë listë.
Skuadrat anti ndershmëri
Krahas skuadrave të ndershme të superligës janë dhe ekipet që nuk i kanë aplikuar kriteret e lojës së ndershme. Tomori mban vendin e fundit në renditjen e Fair Play-it në superligë. Një vend më lart se ekipi i Beratit ndodhet Laçi, i cili ka pësuar dënime të rënda nga komisioni i Disiplinës për thyerjen e rregullave disiplinore.
Renditja e Fair Play
Teuta 193.607 pikë
Vllaznia 189.071
Skënderbeu 182.143
Flamurtari 177.393
Tirana 176.143
Bylis 172.357
Kamza 172.143
Dinamo 171.250
Pogradeci 168.679
Kastrioti 167.321
Shkumbini 167.286
Apolonia 165.786
Laçi 161.179
Tomori 156.214