'Termet' te Barcelona, iken Guardiola?!
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Mediat spanjolle, pas eliminimit të “blaugranëve” nga kjo garë, kanë nisur të spekulojnë për të ardhmen e ekspertit spanjoll, Pep Guardiola. Sipas këtyre mediave, Guardiola, i cili me Barcelonën ka fituar të gjithë titujt e mundshëm, në fund të këtij sezoni do të largohet nga skuadra katalanase. Në fakt, Pep Guardiola ka dhënë një shenjë se do të vazhdojë të qëndrojë te Barcelona edhe në të ardhmen, ndoshta sërish mbi bazën e një kontratë 1-vjeçare, por për vazhdimësinë e karrierës së trajnerit katalanas ka shumë spekulime. Mediat italiane shkruajnë se ekziston një mundësi që Pep të jetë trajneri i Milanit për sezonin e ardhshëm.
Pozicioni i Alegrit nuk është më i miri i mundshëm, ndërsa Berluskoni do ta priste me krahët hapur trajnerin që e admiron për futbollin që praktikon. Për stolin kuqezi mendohet edhe Kapelo, por edhe Van Basten. Ndërkaq, nga Franca, “Frans Futbolli” (France Football) shkruan se detyra e Guardiolës mund të jetë ajo e trajnerit të Anglisë. Më së shumti duket si një hipotezë e guximshme, duke pasur parasysh se në moshën e tij 41-vjeçare është tepër e vështirë të mendohet se ai mund të pranojë të bëhet trajner i një ekipi kombëtar. Gjithsesi, më e mundshme duket që Pep të vazhdojë tek Barcelona, pas një bisede me presidentin Sandro Rosel. Kjo mund të vendoset ditët e ardhshme.