Të kuqtë fitojnë edhe sfidën e vogël mes ekipeve B, ka përplasje dhe ofendime
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Partizani "privatizon" derbin
Partizani fiton edhe "derbin" e vogël. Duket se të kuqtë ia kanë marrë dorën kundërshtarëve të tyre të përjetshëm në këtë qytet.
Pas fitores më të fundit të ekipit të parë disa ditë më parë, dje ka qenë radha e ekipit të dytë që të mundë 2-0 Tiranën B. loja ka nisur me një goditje të bukur të Krasniqit në të 11-ën, por topi vetëm ka prekur tranversën duke përfunduar jashtë.
Megjithatë, në minutën e 44-t është Jurgen Vatnikaj që pas krosimit të Krasniqit godet saktë me kokë dhe shënon duke kaluar Partizanin në avantazh. Në fraksionin e dytë ka pasur një lojë të ekuilibruar, por edhe nervozizëm. Në të 79-ën është Mezini që ka lëshuar ofendime në adresë të bankinës së kuqe dhe Hasa tenton të konfrontohet me të.
Kryesori Olsid Ferataj i ka nxjerrë të dy me të kuqe dhe situata është qetësuar shpejt. Në fundin e takimit, Lamçe ka humbur mundësinë më të mirë, të Tiranës B për të barazuar, pasi topi i tij kalon ngjitur me shtyllën pingule.
Në kohën shtesë të kuqtë zbresin në një kundërsulm të rrezikshëm dhe është Jaupaj që finalizon saktë, 2-0. Me këtë 3-pikësh, "demat" ruajnë hapin e ekipeve të tjera pretendente. Ndeshja është ndjekur nga trajneri italian i Partizanit, Agostineli. Abdulla Dushku
Partizani B-Tirana B 2-0
Golat: Vatnikaj 44', Jaupaj 90+1'
Partizani B: Dajsinani, Karameto, Qaqi, Mema, Vidoviç, Lleshi (Ramadani 58'), Krasniqi, Ismaili (Limani 84'), Hasa, Vatnikaj, Do Karno (Jaupaj 35'). Trajner: M.Pelinxhi
Tirana B: Cako, Keqi, E.Lala, Lamçe, Shpuza, Milla (Zaja 85'), Zajmi, Arifi (Rada 46'), Kurti, Çangu (A.Lala 81'), Mezini. Trajner: K.Alimehmeti
Kartonë të verdhë: Krasniqi 89', Vatnikaj 90'/ Lamçe 14', E.Lala 53', Milla 88'
Kartonë të kuq: Hasa 79'/ Mezini 79'
Gjyqtarë: O.Ferataj, N.Rapaj, S.Hano (Patos)
Vëzhgues: P.Brahja (Tiranë)
Delegat: A.Xhema (Tiranë)
Fitore me "dorë në zemër", Shënkolli i shpëton dramës
Shënkolli shpëton në frymën e fundit. Kryesuesit kanë vuajtur shumë ndaj Sukthit të vendit të fundit dhe e kanë shënuar golin e vetëm dhe të fitores në minutën e dytë shtesë. Në pjesën e parë, vendësit humbasin shumë raste. Në fraksionin e dytë, miqtë ndryshojnë taktikë dhe mbyllen në gjysmëfushën e tyre për të ruajtur barazimin. Në minutën e dytë shtesë, vendësit fitojnë një goditje dënimi në hyrje të zonës dhe është Pjetrushi që godet saktë dhe shënon. Vendësit kanë festuar si "të çmendur" këtë gol që i ka mbajtur sërish në krye të Grupit A. Preng Gjikola
Shënkolli-Sukthi 1-0
Goli: Pjetrushi 90+2'
Shënkolli: Rin.Danaj, Mataj, Liçaj, Pjetri (Mashi 46'), Pjetrushi, Tuci, Bruka, Ndreshaj, Isarai, Kulli, Rub.Danaj. Trajner: A.Bruka
Sukthi: Haxhi, Zakova, Gashi, Ar.Koleci, Mara, Ad.Koleci, Tavlla (Boca 78'), Konduri, Torra, Barçi, Shkëmbi (Kaci 61'). Trajner: D.Shahini
Karton i kuq: D.Shahini 90+3'(Trajneri i Sukthit)
Gjyqtarë: A.Kastrati, F.Thorja, K.Shema (Shkodër)
Kevitan nuk gabon,"ëndrra" vazhdon...
Skuadra e Kevitanit vazhdon "ëndrrën" për tu ngjitur në Kategorinë e Parë, teksa është në ndjekje të kryesuesve. Ata kanë marrë një fitore të pastër 2-0 ndaj ekipit të Luzit, në saj të golave të Donald Saliajt dhe në kohën shtesë me anë të Emirjon Hajdarit. Kjo fitore i ka vlejtur këtij ekipi që të ruajë distancëm prej tri pikësh me ekipin kryesues të Shënkollit. Një takim ku vendësit nuk kanë hasur shumë vështirësi. Nga ana tjetër, Luzi mbetet në vendet e fundit në renditje dhe do ti duhet të luftojë fort deri në fund për mbijetesën.Abdulla Dushku
Kevitani-Luzi Junaited 2-0
Golat: Levendi 19', Hajdari 90+1'
Kevitani: Malaj, Hajdari, Rapo, Vataj, Tushaj (Ujkashi 77'), Asllani, Pjetri, Hyseni, Saliaj (Kosova 46'), Levendi, Gjeçi (Farruku 67'). Trajner: Y.Shehu
Luzi Junaited: Bushi, Dore (Kamberi 46'), Rroci, Boriçi, Diop, Patozi (Tafa 56'), Çullhaj, Camara, Dervishi, Meta, Bangoura. Trajner: L.Lusha
Kartonë të verdhë: Saliaj 30'/ Xeka 20'
Gjyqtarë: K.Sheko, M.Llukmani, T.Kasa (Memaliaj)
Vëzhgues: F.Çollaku (Tiranë)
Delegat: K.Pagria (Tiranë)
Egnatia nuk ndalet, sharjet ndërpresin ndeshjen
Egnatia vazhdon të fitojë duke ruajtur ritmin me ekipet e tjera pretendente. Në të 55-ën, portieri mik dëmtohet rëndë në gjoks dhe lë fushën e lojës. Dy minuta më pas, vendësit fitojnë një 11-metërsh. Pas prekjes së topit me dorë nga B.Çokaj, anësori bën shenjë për penallti dhe vetëm pas konsultimit mes tij dhe kryesorit, akordohet 11-metërsh, të cilin e kthen në gol Gjyla. Ndërsa në minutën e 60-të, takimi ndërpritet për tri minuta pasi tifozët vendës shajnë në korr lojtarët miq. Më pas është Baholli që dyfishon dhe B.Çokaj për miqtë që realizon golin e nderit.Aldo Buzi
Egnatia-Veleçiku 2-1
Golat: Gjyla 57'(p), Baholli 76'/ B.Çokaj 86'(p)
Egnatia: Rexhepaj, Bakiasi, Doçi, Barbosa, Vargu, Gjyla (Xhafa 84'), Karaj (Darlan 92'), Baholli, Vata, Myftaraj, Lapardhaja (Lapi 48'). Trajner: M.Deda
Veleçiku: Gjergji (Lopçi 55'), Zmijani, B.Çokaj, Osmani (Gashaj 83'), Peposhi, Hasaj, Gokaj, Medja (Kurtulaj 92'), Banushi, D.Çokaj, Marsheta. Trajner: B.Duli
Kartonë të verdhë: Marsheta 12', Barbosa 17', B.Çokaj 77', Karaj 80', Myftaraj 90'
Gjyqtarë: E.Demiraj, A.Mema, G.Kamolli (Pogradec)
Vëzhgues: Q.Koçi (Durrës)
Delegat: F.Shkupi (Durrës)
Vora i jep leksion Albpetrolit, tri gola për 27 minuta
Vora i ka dhënë leksion Albpetrolit duke e mundur në shtëpi me rezultatin 3-2. Loja nisi e shpejtë për vendësit që kishin tri mungesa në formacion, por pa finalizuar. Miqtë nga Vora tregohen më të saktë dhe shënojnë dopietë me Merdanin në të 6-ën dhe 24-ën dhe golin e tretë në të 27-ën me Çaushllarin. Në pjesën e dytë Albpetroli reagon fuqishëm duke zhvilluar një lojë krejtësisht sulmuese dhe ka arritur të shënojë dy gola, por pa mundur ta barazojë rezultatin. Kështu, Albpetroli ka pranuar një humbje të hidhur për të mbas atij fillimi të suksesshëm të fazës së dytë.Mario Gjika
Albpetroli-Vora 2-3
Golat: Përnezha 63', 78'/ Merdani 6', 24', Çaushllari 27'
Albpetroli: Kapaj, Abazaj, Xh.Arapi, Mbyeti, Andoni, Idershai, Prifti (Islamaj 47') Ferko (Liçka 53'), Përnezha, K.Arapi (Naçi 60'), Kapo. Trajner: A.Kurti
Vora: Sejdini, Jakupi, Bardhi, Merdani (Vasiu 90'), Fuçia, Canellari, Çaushllari, Muzhaqi, Kacmia, Guro, Metaj. Trajner: G.Cani
Karton i verdhë: Jakupi 15'
Gjyqtarë: E.Kasa, Xh.Mani, Z.Kraja (Tiranë)
Vëzhgues: A.Muça (Vlorë)
Delegat: V.Zëri (Tiranë)
Gramshi nuk di të fitojë, Internacional reziston
Gramshi nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim në fushën e vet kundër një ekipi modest si Internacionali. Vendësit e Lleshanakut a kanë nisur keq takimin pasi e kanë parë veten në disavantazh. Ëshë D.Muça që pas një sulmi në portën gramshiote ka arritur të shënojë golin e parë në minutën e 9-të. Më pas vendësit me aksione të shumta janë përpjekur të gjejnë rrjetën dhe e kanë arritur qëllimin vetëm në minutën e 45-të të pjesës së parë ku është Goga që barazon. Në pjesën e dytë, duhet theksuar se të dyja ekipet kanë zhvilluar një ndeshje të qetë. Skerdilajd Murati
Gramshi-Internacional 1-1
Golat: Goga 45'/ D.Muça 9'
Gramshi: Lo.Koçi, Topalli, Zogu, Papleka, Goga, Pinari (Kaca 71'), Ukaj, Marishta (Tata 60'), Panganika (Zaimi 77'), Biqiku, Le.Koçi. Trajner: Sh.Lleshanaku
Internacional: Bidulli, Emini, S.Shkreta, Haka, M.Shkreta, D.Muça (Hasalla 72'), Bregasi, Laçi (Dini 77'), E.Muça, Meta, Sallaku. Trajner: A.Bedini
Kartonë të verdhë: Ukaj 17', Lo.Koçi 79', Le.Koçi 82'
Gjyqtarë: R.Shoshaj, P.Puto, G.Aliko (Gjirokastër)
Skrapari drejt shpëtimit
Skrapari shënon një tjetër fitore të rëndësishme në fazën e dytë duke kaluar në kuotën e 9 pikëve në katër ndeshje të zhvilluara në shtëpi. Fitorja e pastër ndaj Gramozit ka entuziasmuar të pranishmit e shumtë në fushën sportive të Çorovodës. Vendësit e kanë gjetur golin e parë që në minutën e 2-të me anë të Gurit. Më pas shënon një gol të bukur beratasi Rusta. Dy minuta përpara përfundimit shënon golin e tretë Karamani. Skrapari ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt mbijetesës. Arben Çepani
Skrapari-Gramozi 3-0
Golat: Guri 2', Rustaj 43', Karamani 88'
Skrapari: Spahiu, Tujani, Rustaj, Lilaj, Kurti (Elezi 61'), Dosti (Arza 46'), Karamani, Zhezha, Avdo, Guri (Diko 78'), Jaho. Trajner: A.Spahiu
Gramozi: Metko, Mete, Lice, Byreku (Liço 70'), Kodra, Male, Mydini, Faslliaj, Çaçani, Gramo, Hodo. Trajner: S.Rustemi
Karton i verdhë: Jaho 32'
Gjyqtarë: G.Velçani, M.Shazivari, D.Vrapi (Tiranë)
Vëzhgues: V.Luta (Elbasan)
Delegat: I.Ajazi (Berat)
Naftëtari-Tepelena 2-1
Golat: A.Gega 70', Alushi 83'/ Aliaj 50'
Naftëtari: Kora, Xh.Kajo, S.Gega, Mehmeti, Gucaj, Latifi (Xh.Kajo 75'), Kopaçi, Shaba (Alushi 63'), Koroveshi (Hyska 57'), A.Gega, Zylyftari. Trajner: F.Baçaj
Tepelena: Sunda, Brahimi, Skënderaj, Luiz, Sula, Cane, Deavid, Sakas (Bucaj 65'), Jaupi (Shehu 85'), Aliaj (Laçi 58'), Rustemi. Trajner: I.Selimi
Gjyqtarë: M.Dyrmishi, G.Çela, E.Aliaj (Poliçan)
Vëzhgues: A.Lulaj (Vlorë)
Delegat: I.Shordja (Tiranë)
