Te gjithe kunder Arsene Wenger
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Si asnjëherë më parë, të dielën pasdite Arsene Wenger ka përjetuar gjithë përbuzjen e tifozëve të Arsenalit dhe të simbolit aktual të skuadrës, Robin Van Persie. Arsyeja e thjeshtë: Zëvendësoi Alex Oxlade-Chamberlain me Andre Arshavini. Rusi rrëshqiti para Valencias, e ky hyri në zonën e rrezikshme, luajti me mbrojtës dhe pasoi tek Welbeck për golin e fitores të United. Paraprakisht, i riu Oxalde Chamberlain kishte asistuar për golin e barazimit të Van Persit. Kapiteni tundi kokën në mosbesim kur Wenger e bëri ndrrimin. Tifozët e Emirates gjithashtu reaguan kundër. Humbja nga United vjen pas humbjeve nga Swansea dhe Fulham. Pyetja tani në veri të Londrës është: A është koha e fundit që Wenger të largohet nga Arsenali?