Te Tirana jam une qe komandoj, ndryshe nisem per ne Spanje
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Duket se situata është qetësuar disi në kampin blu. Edhe pse Tefik Osmani duket se nuk do të rikthehet më në radhët e skuadrës së Tiranës. Destinacioni i mundshëm i korçarit është drejt Greqisë, pikërisht tek skuadra e Pas Janinës. Ndërkohë që një tjetër futbollist nga të pakënaqurit e ndeshjes së parë ndaj Spartak Trnavës, Entonio Pashaj, siç edhe e ka konfirmuar, tashmë është pjesë e ekipit bardheblu dhe nuk do të largohet. Gjithçka është sqaruar pas takimit me presidentin Refik Halili dhe trajnerin Hulian Rubio. Duket se spanjolli i pankinës bardheblu kërkon të ndërhyjë me dorë të hekurt në radhët e Tiranës. Ai “pasqyron” në çdo moment karakterin e një trajneri profesionist dhe me disiplinë të fortë, çka e tregoi mjaftë mirë edhe ndeshja e bardhebluve përballë sllovakëve, ku shumë titullarë janë ulur në stolin e rezervave dhe në fushë janë hedhur djem të rinj.
Disiplina I mësuar me irritimin e disa prej lojtarëve bardheblu në fundin e sfidës, trajneri Rubio ka komunikuar me stafin e tij duke thënë: “Disiplinën në skuadër e bëj vetëm unë, për këtë punë jam edhe këtu në Tiranë. Nëse s’do të isha i aftë ta bëja diçka të tillë, atëherë më mirë po kthehem sërish andej nga erdha, pra në Spanjë.” Ky ka qenë edhe komenti i shkurtër dhe tepër prerë i një trajneri me eksperiencë të madhe “mbi shpatulla”, i cili ka drejtuar edhe skuadra të njohura në Spanjë. Mesa duket tekniku në fjalë ndërton gjithçka në bazë të disiplinës dhe pavarësisht paqes me Pashajn, trajneri bardheblu nuk kërkon të tolerojë askënd. Ai flet vetëm në gjuhën e punës. Gjithsesi, në botën e futbollit, për më tepër për një trajner, puna matet me rezultate dhe një provë e vështirë për Rubion është pikërisht sfida e kthimit në Sllovaki ndaj Spartak Trnavës. Me peshën e madhe të uljes në stol të disa titullarëve apo largimin e të tjerëve, Rubio duhet të “gërshetojë” displinën e fortë me rezultatet. Dhe nëse nuk arrihet një kualifikim, ateherë problemet do të jenë akoma më të mëdha për të.
Çudia Lojtarët e Tiranës sapo kanë filluar ditët e para të stërvitjes me trajnerin në fjalë. Si në media, por edhe në ambiente të ndryshme janë folur fjalët më të mira për këtë bashkëpunim. Ndërkohë që mendimi i disa lojtarëve ka ndryshuar në të qindat e sekondës, sapo këta të fundit kanë parë emrin e tyre jashtë formacionit të ndeshjes së parë në Europa League.