Te Dinamo u frikësohen prapaskenave
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Dinamo rifilloi stërvitjen pas dy ditëve pushim.
Trajneri Igli Allmuça është ndier i kënaqur me fitoren në Lushnjë dhe në stërvitjen e djeshme u pa shumë aktiv.
Në një prononcim për gazetën, kapiteni Erald Turdiu shprehet: "Zhvilluam një ndeshje shumë të mirë me Lushnjën, të cilën arritëm ta fitonim. Përpara takimit kënaqeshim edhe me një barazim, por duke bërë një lojë të mirë siguruam maksimumin.
Tashmë ajo ndeshje iku dhe na pret një sfidë e vështirë ndaj Pogradecit. Por, jam i bindur se nëse jemi të përqendruar të japim maksimumin, mund të fitojmë ndaj kujtdo. Kjo përballje do jetë si një finale për ne, ndaj ftoj skuadrën dhe shokët të punojmë fort që t'u tregojmë të gjithëve se sa vlejmë.
Do hyjmë në fushë vetëm për fitore, pasi i kemi të gjitha shanset që të mundim çdo kundërshtar. Shpresoj të jetë një ndeshje e pastër, të mos ketë ndikime të jashtme. Ia lëmë fushës të gjitha", përfundon kapiteni Turdiu.
Përgatiti: Skerdilaid Sulozeqi