e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Tare flet për koret raciste: Ja lojtarët që meritojnë fanellën

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Tare flet për koret raciste: Ja lojtarët që meritojnë fanellën

Igli Tare ka dënuar koret raciste në radhët e tifozëve të Lacios, duke thënë se disa prej tyre nuk përfaqësojnë ekipin, apo futbollin.

210503520-8366b245-381a-47ff-8adf-d7eeb05e46ddNë një intervistë për "Mediaset Premium", drejtori Sportiv i Lacios ka komentuar edhe dënimin e fundit të ekipit të tij nga UEFA, për thirrjet raciste në stadiumin, në ndeshjen e Ligës së Europës ndaj Spartës së Pragës.

"Natyrisht që jemi kundër këtyre situatave që denigrojnë imazhin e Lacios, të shoqërisë dhe të tifozëve. Ata 30 persona që bëjnë gjëra të tilla në rrugëtimin për në Europë nuk na përfaqësojnë",-ka thënë ai, sipas të përditshmes "Corriere dello Sport".

Duke folur për ndeshjen ndaj Atalantës, Tare tha se "për futbollistët që do të zbresin në fushë sonte do të jetë një mundësi e madhe për të treguar që e meritojnë fanellën".

Drejtori sportiv i Lacios komentoi edhe objektivat e skuadrës. "Europa League është objektivi ynë sezonal, e kotë ta fshehim. Nuk do të jetë aspak e lehtë. Rikthimi ndaj Sparta Pragës nuk do të jetë aspak një shëtitje, por diçka tjëtër",-ka deklaruar tare për mediat italiane.