Talenti kuqezi/ Milot Rashica titullar te Vitese, rikthehet me asist (Video)
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Holandezët e Viteses janë rikthyer te fitorja duke mposhtur 0-3 Groning në transfertë. Një paraqitje të shkëlqyer në këtë sfidë bëri edhe Milot Rashica.
Mesfushori kuqezi dhuroi një asist për Qazaishvilin, i cili realizoi golin e dytë në minutën e 78´.
20-vjeçari është thirrur së fundmi edhe nga trajner i Kombëtares Xhani De Biazi, lidhur me miqësoren që Shqipëria do të luajë ndaj Luksemburgut në fund të muajit mars.
Pak ditë më parë, mediat italiane kanë shkruar se talenti kuqezi është në fokus të disa prej skuadrave të Serisë A dhe Premier Ligës angleze.
Më e interesuar duket skuadra e Napolit për të cilën thuhet se po monitoron nga afër mesfushorin.
