e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Takim ne Burrel, Rama peson luhatje tensioni

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Takim ne Burrel, Rama peson luhatje tensioni
Kreu i PS-se, Edi Rama ka pasur luhatje tensioni gjatë një takimi sot në qytetin e Burrelit. Kreu i opozitës  pasi  ka marrë serum  në spitalin e  Burrelit paraqitet në gjendje të mirë shendetësore.

Lajmi bëhet i ditur nga  Partia Socialiste përmes një deklarate për mediat.  “Pas një trajtimi të shkurtër  me serum gjendja e Ramës është stabilizuar. Mjeku i spitalit të Burrelit, Hasan Ceni konfirmoi përmiresimin e gjendjes së Ramës. Aktualisht ai  ka filluar takimin e planifikuar me mjekët e spitalit të Burrelit, në kuadër të javës së shëndetësisë. Më pas axhenda e tij do të vazhdojë me takime po në qytetin e Burrelit dhe në orët e pasdites në Tiranë” thuhet në deklaratën e PS-së.