Avokati i Llupos, 'njeri' i Berishes?
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Avokati i punonjësit të Gardës së Republikës, Agim Llupo, i cili akuzohet për vrasjen e dy protestuesve me 21 janar 2011 ka gjetur një mënyrë origjinale për të festuar suksesin në çështjen gjyqësore. Besnik Çerekja, është shfaqur në rresht të parë duke duartrokitur gjatë një takimi që Kryeministri Sali Berisha pati me studentë dhe pedagogë të rinj të universiteteve publike dhe private në “Qytetin Studenti”.
Besnik Çerekja përveçse është anëtar i Dhomës së Avokatisë Tiranë mban edhe pozicionin e zv.dekanit në Fakultetin e Drejtësisë Tiranë. Gjykata e Tiranës shpalli të pafajshëm Agim Llupon dhe ish-kreun e Gardës së Republikës Ndrea Prendi. Çështja tashmë pritet të dërgohet në Gjykatën e Apelit nga ana e prokurorisë.