Ish sulmuesi i kombëtares ‘Kuq e Zi’, dhe tani drejtori sportiv i Lazio, Igli Tare, ka reaguar pas pranimit të Adnan Januzajt të luaj për përfaqësuesen e Belgjikës.
Talenti Adnan Januzaj, ka zgjedhur kombëtaren e Belgjikës si përfaqësuese të tij, duke refuzuar kombëtaren e Shqipërisë dhe disa kombëtare tjera që ishin të interesuar për të. Tare në një postim në Facebook e ka quajtur turp vendimin e Adnanit. “Ishalla nuk janë te gjithe bijte e kesaj toke si ti. TURP”, ka shkruar Tare në Facebook. Trajnieri i Kombëtares belge të futbollit, Marc Wilmots, përmes rrjetit social Tëitter ka bërë të ditur se Adnan Januzaj ka përzgjedhur Belgjikën si përfaqësuese në të cilën do të luaj, raporton BBC.