Superliga nis me X, Partizani - Laci ne paqe
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Nis me barazim kampionati i 77-të kombëtar i futbollit. Në javën e parë të Superligës 2015-2016, Partizani dhe Laçi u ndanë 1-1 në “Qemal Stafa”.
Pas një pjese të parë të barabartë, me pak raste e me rrjeta të paprekura, miqtë kurbinas shtangën të kuqtë me golin e mbrojtësit Çela në të 56-ën, pas një gabimi të portierit Hoxha.
Epërsia e bardhezinjve, fitues të Superkupës së Shqipërisë javën e shkuar, zgjati vetëm tetë minuta, pasi formacioni kryeqytetas riktheu baraspeshën me një goditje dënimi spektakolare të zëvendësuesit Sukaj.
Në minutat e mbetura Partizani u përpoq të shënonte edhe golin e fitores, por pa ia dalë mbanë.