Superiore/ Formacioni më i mirë dhe i dobët i javës 28-të
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
"Panorama Sport" ju njeh me formacionin më të mirë dhe të dobët për javën e 28-të të Kategorisë Superiore.
Trajneri më i mirë
KLODIAN DURO
Forma e Kukësit në javët e fundit është për t'u përgëzuar dhe sigurisht që pjesë e këtij suksesi është edhe trajneri Duro. E radhës ishte fitorja në transfertë me Bylisin, ndërkohë që skuadra e Duros numëron gjashtë ndeshje pa humbje. Kjo ecuri e ka ngjitur në vendin e tretë, duke pretenduar arritjen e Kupave të Europës me anë të kampionatit, ndonëse ka një shans edhe nga Kupa e Shqipërisë.
Trajneri më i dobët
ADNAN ZILDZOVIÇ
Tri humbje radhazi në shtëpi janë shumë për një ekip që pretendon mbijetesën dhe që fush- ën e saj duhet ta ketë "armën" më të fortë. Kjo, për shkak të mbështetjes së tifozëve dhe faktit që kundërshtarët duhet të vihen në vështirësi. Skuadra e drejtuar nga Zildzoviç ka humbur shumë nga momentet e tij të para në drejtim. Me katër humbje në gjashtë javët e fundit, situata e ballshiotëve është më shumë se kritike.
