e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Sulmuesi i Napolit grabitet me pistoletë në kokë, ja porosia që i lanë

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Sulmuesi i Napolit grabitet me pistoletë në kokë, ja porosia që i lanë

Sulmuesi i Napolit, Lorenzo Insigne është grabitur nga dy persona të maskuar në qytetin e skuadrës së tij. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:30, në rrugën 'Gramsci" në mes të trafikut.

NAPLES, ITALY - FEBRUARY 25: Napoli's player Lorenzo Insigne stands disappointed the UEFA Europa League Round of 32 second leg match between SSC Napoli and Villarreal FC on February 25, 2016 in Naples, Italy. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Sipas mediave italiane, sulmuesi u ndoq nga dy persona me motor tip 'scooter' pasi ai doli nga restoranti bashkë me bashkëshorten e tij dhe disa miq. Në kohën e grabitjes, Insigne ishte mbi një automjet tip 'BMW'. Grabitësit i morën 800 euro, dy byzylykë me diamantë dhe një orë 'Rolex'.

"Para se njëri prej grabitësve të largohej, i tha sulmuesit që t'i dedikonte një gol në ndeshjen e ardhshme",-shkruan gazeta më e madhe sportive në Itali, "La Gazzetta dello Sport".

Ky nuk është rasti i parë që ndodh në Napoli. Më herët, janë grabitur Behrami, Zuniga dhe Hamski.

Untitled-1