e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Sulmuesi i Milanit aksidentohet me automjetin e tij, zbulohen shkaqet

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Sulmuesi i Milanit aksidentohet me automjetin e tij, zbulohen shkaqet

Lajme të këqija vijnë për Milanin para sfidës me Alesandrian për Kupën e Italisë. Mediat italiane raportojnë se Niag u aksidentua me automjetin e tij pas ndeshjes Milan-Torino (1-0). Francezi pësoi aksident pas daljes nga restoranti, duke udhëtuar për në 'Bowling'.

1741647-36831146-2560-1440Aksidenti thuhet se ndodhi si pasojë e rrëshqitjes së mjetit për shkak të reshjeve të dendura të shiut në një rrugicë në (Varese)

Pas kësaj ngjarjeje ka reaguar edhe klubi i Milanit me anë të një deklaratë për mediat, duke thënë se sulmuesi është në gjendje të mirë shëndetësore, por për rikuperimin e tij do të priten analiza të tjera. Niang ka marrë lëndime në shpatull dhe në kyçin e këmbës. Mediat italiane flasin se sulmuesi pritet të qëndrojë larg fushës për rreth dy muaj.

ferrari niang archivio-2-2

(Foto arkiv - aksidenti i Niang me 'Ferrari"-n e tij ne 2014)

Niang njihet për incidentet e tij jashtë fushës së blertë. Më herët, ai është ndaluar për drejtim automjeti pa patentë (2012), ndërsa në 2014-ën pësoi një aksident me një automjet tip "Ferrari", duke u dënuar për 18 muaj.