Sulmohet Lulzim Basha para Bashkise se Tiranes
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Incidenti ka ndodhur në orët e para të mesditës së sotme pranë Bashkisë së Tiranës. Teksa kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha, ka qenë duke zbritur nga makina e tij për të hyrë në ambientet e brendshme të bashkisë, një zonjë i është afruar me disa shkresa në duar, dhe sipas burimeve kërkonte të sqaronte me kryetarin e bashkisë disa pretendime që kishte në lidhje me një çështje pronësie,citon gazeta Tema.
Sipas të dhënave paraprake, për gazetën Shqip, bëhej fjalë për një ndërtim, i cili mesa duket ishte pa leje dhe ishte dhënë urdhër për t’u shembur nga ana e policisë bashkiake.
Mesa duket, paqartësitë e saj lidhur me këtë çështje, ka dashur t’i zgjidhë duke u përballur direkt me kryetarin Basha. Por, në momentin që ka dashur t’i afrohet kryetarit të bashkisë është rrethuar nga policët bashkiakë, të cilët kanë tentuar ta largojnë, gjë që e ka tensionuar dhe e ka bërë më tepër agresive situatën, pasi gruaja e ka tërhequr nga xhaketa Bashën dhe ka tentuar të kapet pas tij.
Menjëherë kanë ndërhyrë policët bashkiakë, të cilët e kanë tërhequr edhe gruan në ambiente e bashkisë, nga ku më pas është nxjerrë po me forcë jashtë ambienteve të saj.