Suli pa shkelqim ne Boteror, vetem pike per Kombetaren
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Dje kanë garuar dy peshëngritësit e fundit kuqezinj në Botërorin e shtangës. Karina renditet i dyti në baterinë C të peshës 94kg
Pesha 94kg
Endri Karina, bateria C
Shkëputje 155 160 165x
Shtytje 195x 195x 195
Pesha 85kg
Ilir Suli, bateria A
Shkëputje 163x 163 167x
Shtytje 193x 193x 193
Me peshëngritësit Ilir Suli në peshën 85kg dhe Endri Karina në peshën 94kg, ka përfunduar përfaqësimi i shtangës shqiptare në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes, që zhvillohet dhe mbyllet nesër në Paris. Dy shtangistët janë ngjitur dje në pedanë, duke zhvilluar garat e tyre, në një paraqitje “normale” dhe pa surpriza, ku rezultatet e tyre kanë shërbyer për t’i sjellë pikë renditjes ekipore.
Një Botëror disi zhgënjyes për shtangën shqiptare, që mori vetëm një medalje bronzi me shtangisten Romela Begaj. Tashmë pritet që të mësohet renditja përfundimtare në të dyja kategoritë, për të mësuar se sa peshëngritës do të çojë me kualifikim direkt në Lojërat Olimpike “Londër 2012” shtanga shqiptare, ndërkohë që në këtë turne garuar 4 shtangiste femra e 6 meshkuj, por rezultatet e tyre ishin larg zonës së medaljes.
Suli I rikthyer pa disa vitesh në arenën ndërkombëtare, peshëngritësi Ilir Suli nuk shkëlqeu, megjitheë dëshirën e mirë për të hyrë në zonën e medaljeve. Ai realizoi me sukses vetëm 2 nga 6 provat e tij, nga një në secilën peshë, duke u renditur në vendin e 14-të në total në dygarësh. Në stilin e shkëputjes, peshëngritësi kuqezi e nis jo mirë, duke dështuar në provën e parë me 163kg, peshë të cilën e kalon me sukses në provën e dytë.
Ai provon të ngrejë 167kg në provën e tretë, por dështon sërish, duke e mbyllur në vendin e 12-të këtë disiplinë. Interesant fakti që kampion bote në këtë disiplinë doli një shtangist i baterisë B, me 4kg, më shumë se më i miri i baterisë A. në stilin e shtytjes, Suli vuan shumë për të ngritur 93kg. Pasi dështon në dy provat e para, ai e realizon këtë peshë vetëm në përpjekjen e fundit, por në fund arrin t’ia dalë mbanë, duke ngritur në dygarësh 356kg dhe u rendit në vendin e 14-të të kësaj peshe.
Karina Peshëngritësi Endri Karina ka garuar në baterinë C të peshës 94kg, duke bërë një paraqitje të mirë. Ai ka ngritur 355kg në dygarësh, duke u renditur i dyti në këtë bateri dhe duke marrë pikë të rëndësishme për renditjen ekipore. Në stilin e shkëputjes, ai realizon me sukses dy provat e para, duke ngritur fillimisht 155kg e më pas 160kg.
Në provën e tretë, Karina provon 165kg, por pa sukses, duke u renditur i katërti në këtë bateri. Të njëjtin vend ka marrë edhe në stilin e shtytjes, ku gara e tij ka qenë më e vështirë. Karina dështon dy herë radhazi të ngrejë 195kg, peshë të cilën e ngre me sukses në provën e tretë. Si përfundim, në dygarësh, peshëngritësi kuqezi u rendit i dyti në baterinë C, me 355kg, ndërkohë që janë për t’u zhvilluar edhe dy bateritë e tjera, B dhe A.