Sugjerohet liga mbarekombetare dimerore
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Një ligë mbarëkombëtare dimërore do të ishte idealë për çuar përpara idenë e shumëpërfolur të ditëve të fundit mbi bashkimin e futbollit të mes Shqipërisë dhe Kosovës. Është pikërisht trajneri i Kombëtares kosovare ai që jep sugjerimin e tij mbi këtë çështje. Ai pohon për gazetën “Express”, se ka një projekt konkret, sipas të cilit, ky turne mund të organizohet nga 28 nëntori deri më 17 shkurt me formatin e dy grupeve me nga 8–12 skuadra pjesëmarrëse. Bunjaku mendon se nga kjo do të përfitojë futbolli, tifozët, por edhe mediat.
Në kohën kur po debatohet rreth formimit të ligës mbarëkombëtare apo dhe inkuadrimit të disa ekipeve kosovare në Kategorinë Superiore të Shqipërisë, Albert Bunjaku ka dalë me një projekt konkret. Selektori i përfaqësueses së Kosovës, i inspiruar nga përvoja e tij në ligën mbretërore Royal Liga 2006-2007 me klubin Kalmar, ka publikuar idenë se si do të realizohej liga apo turneu, siç e quan Bunjaku, ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. Sipas Bunjakut, me realizimin e kësaj ideje do të rritej kualiteti sportiv në ligat shqiptare, do të rritej përkrahja për klubet, si dhe do të bëhej bashkimi i tifozëve shqiptarë. Sipas Bunjakut, realizimi i ligës mbarëkombëtare është thjesht i mundur të bëhet si ligë dimërore dhe të fillojë më datën 28 nëntor dhe të përfundojë me finalen e 17 shkurtit. “Në këtë ligë do marrin pjesë 4 apo 6 ekipet më të mira nga liga e Kosovës dhe liga e Shqipërisë, që për fillim për çështje praktike mendoj të fillojë në mes dy shteteve dhe pastaj me kohë të gjejë edhe mundësinë për ligë më të gjerë. Kjo ligë ka formën e turneut të pavarësisë.
Liga dimërore do jetë në kohë kur liga kosovare dhe deri një kohë edhe liga shqiptare janë në pushime dimërore. Liga dimërore të jetë ligë me 8 apo 12 klubet më të mira (tabela nga ligat e tyre shtetërore)”, shkruan Bunjaku në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”. Bunjaku ka menduar që në fillim të ndahet në dy grupe, ku ekipet nga Shqipëria dhe Kosova do të ndahen në grupin A dhe B. Sipas selektorit kosovar, pjesëmarrës të kësaj lige do të ishin kampionët dhe fituesit e kupave nga të dyja vendet, ekipet që pozicionohen në vendin 2, 3, 4 dhe ekipet më “fair play” nga Shqipëria dhe Kosova. “Dy vendet e para nga dy grupet në pjesën finale në shkurt takohen: Fituesi i grupit A me vendin e dytë në Grupin, B si dhe e kundërta. Ndeshjet finale janë me nga dy takime, ndërsa finalja është në Kosovë më 17 shkurt të çdo viti. Ndeshjet e para në të dy grupet fillojnë më 28 nëntor në Shqipëri”, mendon ai.
Sa u përket financave, Bunjaku mendon se financimi i ligës do të duhej të bëhej nga ndihma direkt qeveritare e dy shteteve nga buxheti i manifestimeve të ditës së pavarësisë, por të ketë hapësirë edhe të përfitimit ekonomik nga sponsorët e interesuar dhe e drejta televizive. “Me krijimin e një lige apo turneu kombëtar, klubet më të mira kosovare do kenë mundësi që gjatë këtyre 4 muajve pushim, duke filluar nga dita e pavarësisë së Shqipërisë, 28 nëntori e deri në ditën e pavarësisë së Kosovës, të shtojnë aktivitetet e tyre sportive që do ndikonin direket në rritjen e kualitetit të ligës. Më shumë lojë gjatë një viti dhe lojë me kualitet më të lartë”, thotë ai. Bunjaku ka menduar edhe për pengesat e mundshme që mund të hasin për realizmin e kësaj ideje, ku probleme do të jetë terrenet që mund të rrëndohen në dimër, por ai zgjidhjen e gjen te bari sintetik.
Projekti
Ky turne mund të organizohet nga 28 nëntori deri më 17 shkurt me formatin e dy grupeve me nga 8–12 skuadra pjesëmarrëse, ku do të impenjohen 4 apo 6 ekipet më të mira nga liga e Kosovës dhe liga e Shqipërisë, që për fillim për çështje praktike mendoj të fillojë në mes dy shteteve dhe pastaj me kohë të gjejë edhe mundësinë për ligë më të gjerë.