Studenti u ther nga shoku i femijerise, per parate e lotos
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Policia dyshon se i riu u vra nga 25-vjeçari Gentian Shahinaj, i cili u arrestua. Vrasja ndodhi ndërkohë që viktima i kishte kërkuar ta shoqëronte në një takim me të dashurën
Një shok i fëmijërisë dyshohet se ka vrarë 21-vjeçarin Andi Prifti, student i drejtësisë, për t’i marrë sasinë e parave të fituara në pikën e basteve. Gentian Shahinaj u arrestua nga policia, i akuzuar për vrasjen, ndërsa mësohet se krimi ka ndodhur ndërsa ai e shoqëronte viktimën me motor në një takim që ai kishte me të dashurën. Për policinë është ende e paqartë nëse vrasja është kryer të shtunën apo viktima është mbajtur gjallë deri të dielën, ndërsa nuk dihet ku është mbajtur trupi i tij deri në momentin e hedhjes në vendin ku edhe u zbulua.
“Hetimet policore në kuadër të operacionit të koduar ‘Kulla e Ujit’ identifikuan si autor të dyshuar për vrasjen e studentit të Juridikut një shok të tij të fëmijërisë i cili ashtu si dhe viktima është banor i lagjes ‘Sheq i Vogël’ në Fier”, njoftoi policia, pasi kishte arrestuar të riun 25 vjeç. Ndërkohë është zbardhur edhe lëvizja e viktimës ditën e krimit, ndërsa fillimisht policia hodhi dyshime se ndaj tij ishte ngritur një kurth që përfshinte tre persona, ndër të cilët dhe e dashura, por ende nuk ka të dhëna nëse po hetohet sërish ky version apo krimi do i ngarkohet vetëm të arrestuarit, i cili sipas policisë e ka kryer atë për motive të dobëta edhe pse është verifikuar që 21-vjeçarit i janë marrë paratë.
Pasi ka mbërritur për fundjavë në shtëpinë e tij në lagjen ‘Sheq i Vogël’, nga kryeqyteti, ditën e shtunë viktima i është drejtuar një lokali bastesh sportive, e lojërash fati, i cili ndodhet në një tjetër lagje të qytetit. Ai ka luajtur në këtë pikë dhe ka fituar një shumë të hollash. Sipas të dhënave, ai ka luajtur gjatë gjithë ditës dhe ka fituar edhe të tjera të holla, që në përfundim të lojërave kapën shumën e rreth 600 mijë lekëve të vjetra. Në lokal ka qenë edhe autori tashmë i dyshuar dhe i akuzuar për këtë vrasje Gentian Shahinaj. Edhe ky i fundit ka qenë përgjatë gjithë ditës në të njëjtin lokal dhe ka mësuar shifrën e parave të fituara nga viktima.
Pasi ka marrë shumën e parave të fituara dhe ka telefonuar familjen se kishte porositur pica për darkë, 21-vjeçari Prifti është larguar nga lokali. Ai është nisur drejt fshatit Seman, ku banon dhe një vajzë me të cilën kishte lidhje dashurore. Burime nga policia pohojnë se ai mund të ketë marrë me vete për t’i bërë shoqëri dhe shokun e fëmijërisë, duke udhëtuar së bashku me atë me motorin pronë e këtij të fundit.
Gentian Shahinaj drejtonte motorin ndërsa viktima ka qenë pasagjer. Dyshohet se në një moment, drejtuesi i motorit ka ndalur mjetin dhe e ka qëlluar dy herë me thikë pas qafe 21-vjeçarin Prifti. Ajo që ngelet ende e pazbardhur nga ky burim i pakonfirmuar është se ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së shtunë dhe se nga ky çast deri në orët e mbrëmjes së diel, kur u gjet viktima, nuk dihet se ku ka qenë i hedhur trupi i tij, i cili më pas u gjet në anë të rrugës afër Kullës së Ujit, në rrugën e cila të çon në fshatin Seman dhe që është mjaft e populluar me lëvizje mjetesh dhe këmbësorësh.
Viktima i kërkoi të dyshuarit ta çonte me motor te e dashura
Policia nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me vrasjen, vendin ku është qëlluar viktima, ndërsa e ka cilësuar atë për motive të dobëta. Viktima pasi është qëlluar në qafë, ka marrë goditje të tjera me thikë edhe në kraharor. Autori i dyshuar është kthyer në qytet mesnatën e të shtunës dhe mjaft gjakftohtë ka shkuar paraditen e të dielës te lokali i basteve, ashtu si çdo ditë tjetër. Ndërkohë familjarët e Andit janë alarmuar për mungesën e tij dhe për shkak se telefoni rezultonte i fikur. Ata kanë lajmëruar policinë për zhdukjen e djalit të tyre 21-vjeçar.
Trupi i pajetë i Andi Priftit u gjet 24 orë më vonë, mbrëmjen e të dielës rreth orës 18:30 nga banorë të zonës, të cilët lajmëruan policinë. Policia që nisi menjëherë hetimin dhe shoqëroi me dhjetëra persona, pasi administroi deklarimet e punonjësve të lokalit, familjarëve edhe personave të tjerë që kishin lidhje shoqërore me viktimën, mësoi se para se të largohej nga lokali ai kishte thënë se do shkonte të takonte të dashurën.
Disa persona të cilët janë pyetur nga policia, e kanë parë të largohej me motor së bashku me 25-vjeçarin Gentian Shahinaj. Ky i fundit është përpjekur të rrëzojë akuzat ndaj tij, me pretendimin se nuk është i implikuar në vrasjen e shokut të fëmijërisë, por policia thotë se ka prova që e kanë vënë të dyshuarin në pranga. Policia është në pritje edhe të provave të tjera siç janë tabulatet telefonike edhe të autorit të dyshuar, që do të zbulojnë komunikimet dhe vendndodhjen e këtij të fundit mbrëmjen që ka ndodhur krimi.