e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Berisha: Rama do prese 36 vjet per pushtetin

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Berisha: Rama do prese 36 vjet per pushtetin
Kryeministri i vendit, Sali Berisha ashtu siç vepron në shumicën e rasteve, edhe sot gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave si kryefjalë ka pasur liderin e opozitës. Berisha deklaroi se propozimi i Ramës për të vendosur taksën progresive është kërcënim i madh dhe shtoi se shpresonte që e gjitha kjo të ishte një “dordolec sa për të trembur”. “Kjo taksë përbën kërcënim serioz dhe të madh. Uroj që mos ta përdorë si shpifa, si dordolec”, tha ia.Por pavarësisht se e konsideroi kërcënim për ekonominë këtë taksë, Berisha tha nga ana tjetër se sa për ardhjen në pushtet kreu i PS-së duhet të presë gjatë. Ai foli për “36 vjet” duke e lidhur me personazhin e Giovanni Drogo-s në veprën “Shkretëtira e Tartarëve” të autorit të mirënjohur italian Dino Buzzati.

“Sa i përket pushtetit, ia thashë edhe në takimin tjetër ky është si sinior Drogo i Dino Buzzat-it, që mbeti 36 vjet në pritje. Atë e ka firmos vetë. 36 vjet, po po, kaq dhe kur u nis për t’u kthyer në shtëpi nuk u kthyer dot”, tha Berisha.

Kryeministri sulmoi më tej programin elektoral të PS-së duke thënë se është hartuar nga ish-Ministri i Financave, Anastas Angjeli. “Mamuthi i korrupsionit Kaçi Angjeli, ai është autori i rikthimit. U garantoj se ai është autori i rikthimi të doktrinave të ndryshkura por një përgjigje edhe ai e mori në “Darkën e dëlirë”, por kjo nuk mund të jetë objekt në këtë mbledhje”, u shpreh Berisha para anëtarëve të kabinetit qeveritar.

"Do njohim patentat e marra në vendet e tjera"

Kryeministri Sali Berisha ka folur sot mbledhjen e qeverisë, ku kërkoi njohjen në Shqipëri të lejeve të drejtimit të marra në vendet e tjera. Berisha kërkoi gjithashtu që të mos krijohen radhë në pagesat e taksave dhe kontrollin e automjeteve.

Ai ndër të tjera ka folur për situatën e vështirë në vend dhe për shtresën e varfër, ku ka kërkuar nga biznesi që të japë ndihmë sociale për të varfrit.

“Fondi i biznesit social synon të punësoj njerëzit më të varfër që të hapin biznesin e tyre. Ata që dëshirojnë që këtë font ta derdhin në biznesin social ne do të hartojmë ligjin që ta bëjmë të mundur këtë”, tha Berisha.

Gjithashtu kryeministri Berisha theksoi se qeveria do të ndihmojë me fonde biznesin social ndërsa kërkoi edhe bashkëpunimin e biznesit për krijimin e këtij fondi.

“Qeveria do të vendos fondin e vetë në fondin e biznesit social. Unë i bëj thirrje bizneseve të japin kontributin e tyre në këtë fond. Thirrja jonë nuk është thjesht apel njerëzor, por ne do të vendosim taksën e dividentit ta derdhin në fondin social, në mënyrë që të krijohet një fond për të varfrit. Ministra ka sot nju studim themelor, të kryer në Haward, sërish për taksat. Debati më madhor i kësaj kohe janë taksat dhe për më shumë se çdo gjë tjetër bëhet fjalë për rimëkëmbjen”, u shpreh Berisha.

Kreu i qeverisë citoi edhe një studim ndërkombëtar ku thuhet se taksa e sheshtë është taksa më optimale ndërsa ka sulmuar kreun e PS-së në lidhje me taksën progresive.

“Ajo çfarë ky studim fakton është se kjo taksë,  taksa progresive është e rrezikshme. Studimi thekson se në pamje të parë kjo taksë shton barazinë, por në fakt kjo taksë  e thellon më shumë pabarazinë. Prandaj ky parim sot duhet pranuar. Taksa progresive përbën një kërcënim serioz dhe uroj që zoti Rama mos ta përdor atë”, shtoi Berisha.