e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Studenti fiton në Shkodër, Teuta i bën puçin Tiranës

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Studenti fiton në Shkodër, Teuta i bën puçin Tiranës

Tirana-Teuta ishte kryesfida e javës së 11-të në Kampionatin e Volejbollit të meshkujve.
volej
Skuadra durrsake ka arritur të marrë një fitore dramatike pasi ka mundur Tiranën në setin final 3-2. Rivaliteti i takimit ka nisur që në setin e parë, kur në fund kanë fituar miqtë 22-25.

Më pas, në periodën e dytë, Tirana pothuajse e shkatërron ekipin durrsak, teksa e ka mbyllur setin e dytë thellë 25-13. Në të tretin rivaliteti është deri në fund kur me dy pikë diferencë kanë fituar miqtë 23-25 dhe setet 1-2. Seti i katërt është për kryeqytetasit, të cilët fitojnë 25-20 dhe barazohen në sete dhe kështu ndeshja shkon në setin final.

Në fund, edhe pse Batalli e nis me pikë për Tiranën, dukej sikur do të shkonte mbarë për ta, por shumë shpejt durrsakët rikuperojnë. Më pas, loja arrin në ekuilibër, 11-13, por ka dhe tension, pasi Asmend Kula dhe Parit Uruçi konfrontohen me fjalë, ndonëse zënka sheshohet shpejt. Në fund është Teuta që fiton 13-15 setin dhe të gjithë takimin 3-2.

Në Shkodër

Në një ndeshje spektakolare që u shty në çdo set dhe me rokadë, Studenti ka arritur të fitojë në Shkodër ndaj Vllaznisë. Shkodranët, nga disavantazhi 0-2, kanë arritur të barazojnë në 2-2. Në setin e fundit, miqtë falë eksperiencës dhe një qetësie më të madhe arrijnë që të fitojnë 14-16 dhe krejt lojën 2-3. Studenti ka marrë vendin e parë me këtë fitore përballë Vllaznisë.

Farka super

Skuadra e Farka Volej s'e ka pasur aspak të vështirë fitoren me Skënderbeun. Kjo pasi rezistenca korçare ka ardhur vetëm në setin e dytë, por në fund janë vendësit që janë larguar me një fitore të merituar 3-0 nga parketi.

Tirana-Teuta 2-3
(22-25, 25-13, 23-25, 25-20, 13-15)
TIRANA: Pepa, Ferhati, Kasemi, Rama, Xhija, Xhebrahimi / Kula, Arapi, Batalli, Lundra, Kupi, Baruti. Trajner: Ilir Koja.
TEUTA: Kolea, Moku, A. Dashi, J. Dashi, Nazifi, A. Vora / Uruçi, E. Vora, Gashi. Trajner: Leonard Marangoni.
GJYQTARËT: A. Shehu, R. Muja, P. Feshti, R. Kasmi (Tiranë)

Vllaznia-Studenti 2-3
(26-28, 25-27, 26-24, 25-12, 14-16)
VLLAZNIA: Tatar, N. Qafarena, Rreshketa, A. Qafarena, K. Kola, Miloti / Çekini, Jukni, R. Kola. Trajner: A. Kalaja
STUDENTI: Ivanov, Tukseferi, Kasa, Malaj, Troka, Vuldjev/ Gorenxa, Cali, Memia, Qerraxhia. Trajner: Y. Tomorri
GJYQTARË: E. Preka, E. Dusha

Farka V.-Skënderbeu 3-0
(25-17, 25-23, 25-15)
FARKA VOLEJ: Qepa, Vllacaj, Koçi, Berdufi, Nimani, Bajrami / Plaku, Xhajko, Hodaj, Deliu, Metani, Topçiu. Trajner: Dritan Bardulli.
SKËNDERBEU: Haxhillari, Lumani, Pira, Shellira, Beqiraj, Sheshi / Dhimitri, Sejati, Drinazi, Musaka, Caci, Nardhari. Trajner: Arben Prifti.
GJYQTARËT: R. Omari, K. Agolli, E. Shkoza, M. Manellari

Përgatiti: A. Dushku/S. Nikshiqi