e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Strakosha: Stoli? I detyrohem Panioniosit

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Strakosha: Stoli? I detyrohem Panioniosit
Foto Strakosha ka dhënë deklaratën e parë si trajner i komanduar i Panioniosit. Drejtuesi i stolit të përfaqësueses U-19 të Shqipërisë, e ka cilësuar një detyrim qëndrimin e tij në krye të pankinës së ekipit helen, për aq kohë sa drejtuesit e klubit do të gjejnë pasardhësin e teknikut Taqis Lemonis, i cili dha dorëheqjen nga detyra. Ish-portieri i Shqipërisë e ka pranuar detyrën në një moment kur athinasit janë në emergjencë të plotë rezultatesh, duke u renditur në vendin e nëntë në Superligën greke dhe premton se do të japë më të mirën. “Të gjithë ne dëshirojmë të ndihmojmë skuadrën si të mundemi. Ekipi po kalon një moment të vështirë dhe unë do të jap maksimumin që kjo të ndryshojë. Panioniosi më ka dhënë shumë në karrierën si futbollist, për këtë arsye i detyrohem klubit që edhe unë t’i jap mbrapsht”.