Statusi, Haxhinasto: 12 tetori dite e rendesishme per vendin, presim pergjigje pozitive
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
“Vlerësimi i Bashkimit Evropian për Shqipërinë është shumë më i gjerë, Bashkimi Evropian vlerëson ecurinë e përgjithshme të Shqipërisë jo vetëm aspektin politik, jo vetëm në dimensionin politik, por janë edhe shumë dimensione të tjera që vlerësohen”.
Shqipëria, pret që në 12 tetor të marrë vlerësim pozitiv nga Komisioni Evropian, për marrjen e statusit kandidat për integrimin në Bashkimin Evropian. Zv. kryeministri i Shqipërisë, Edmond Haxhinasto, njëkohësisht dhe ministër i Jashtëm, ka ritheksuar rëndësinë e implementimit të planit kombëtar për integrimin. Ai ka theksuar se i gjithë spektri politik duhet të bashkëpunojë dhe të gjendet konsensusi mes palave, në mënyrë që Shqipëria dhe shqiptarët të marrin atë që meritojnë. “Ky plan është miratuar tashmë nga komiteti ndërministror i Integrimit që në qershor, është një plan që është hartuar në disa aktivitete, në disa forume, duke përfshirë dhe Komisionin Parlamentar të Integrimit, Komisionin e Jashtëm.
Ky plan në thelbin e tij ka pikërisht veprimet që duhen realizuar për plotësimin e bllokut të rekomandimeve që njihet për publikun shqiptar, si 12 rekomandimet e raportit të kaluar të Komisionit Evropian për Shqipërinë. Por është shumë e rëndësishme që të kuptohet që problemi nuk qëndron te plani, problemi nuk qëndron te substanca e këtij plani, problemi qëndron te vullneti politik për t'u angazhuar në një proces normal të dialogut politik, të bashkëpunimit politik, për të realizuar ato ligje, ato reforma që kërkohen nga ky plan”,- tha Haxhinasto.
Ndër të tjera ai e ka vlerësuar shumë të nevojshëm realizimin e një pakti kombëtar për integrimin, të propozuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim, të cilat sipas tij, janë vijimi i rezolutës parlamentare të vitit 2009 për integrimin. Vlerësimi që do të marrë Shqipëria nga Komisioni Evropian, sipas tij, nuk është i kushtëzuar vetëm me plotësimin e 12 prioriteteve, por do të jetë i shtrirë edhe më gjerë, duke nisur që tek futja e opozitës në parlament. “Vlerësimi i Bashkimit Evropian për Shqipërinë është shumë më i gjerë, Bashkimi Evropian vlerëson ecurinë e përgjithshme të Shqipërisë jo vetëm aspektin politik, jo vetëm në dimensionin politik, por janë edhe shumë dimensione të tjera që vlerësohen. Elementi politik i bashkëpunimit politik është një nga ato elementë ose shtylla mbi të cilat bazohet vlerësimi për Shqipërinë. Nëse do të shihet në mënyrë të qartë që opozita është në parlament, funksionon si një forcë politike serioze moderne, si një forcë politike, që mbi të gjitha vendos interesin e vendit, integrimin e tij, atëherë edhe reagimi nga ana e BE-së në vlerësimin e tij do të jetë i ndryshëm do të jetë mjaft pozitiv”,- tha Haxhinasto.
Ndërsa pyetjes se nëse për herë ndodh që Shqipëria nuk do e marrë statusin kandidat, kush do ta paguajë këtë kosto, ministri Haxhinasto ka deklaruar se asnjë forcë politike s’ka për ta paguar, por do të jetë elektorati ai që do e vuajë këtë barrë. “Për sa i takon faturës, do t'i faturohet Shqipërisë. Asnjë forcë politike nuk duhet të mendojë se duke qenë destruktivë duke qenë të mosangazhuar në këtë proces mund të përfitojë politikisht, mund të vendosë kosto mbi ndonjë forcë tjetër politike, mund të vendosë në rastin konkret, kosto mbi qeverinë, absolutisht jo! Kosto do të shkojë më pas tek elektorati shqiptar, i cili do të jetë ai që do të vendose”,- vijoi më tej kreu i diplomacisë. Megjithatë duhet të presim deri në datë 12 tetor për të parë nëse Shqipëria këtë herë do e marrë ose jo statusin kandidat. Gjithashtu Haxhinasto, pak ditë më parë i bëri thirrje politikanëve shqiptarë që të krijojnë paktin kombëtar, në interes të vendit, që sipas tij ka ardhur koha që shqiptarët të mos e vuajnë më.