e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Rritet cmimi i naftes ne vend

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Rritet cmimi i naftes ne vend
Rritja e taksave në fund të muajit gusht po jep ndikimet e veta te karburantet. Në disa pika të shitjes me pakicë është vënë re një rritje e çmimit të naftës dhe benzinës me të paktën 7 lekë. Ky ndryshim i çmimit vjen për shkak të miratimit të taksave të reja që lidhen me politikën e detyrimit për automjetet e përdoruara. Kështu, nafta dje shitej për 176 lekë, kurse benzina ishte 178 lekë për litër. Ekspertët e sektorit parashikojnë një çmim që mund të arrijë deri në fund të vitit në nivelin e 200 lekë për litër, të paktën për benzinën.

Sipas vendimit të fundit të qeverisë, me propozimin e Ministrisë së Financave, taksa për naftën dhe benzinën, duke nisur nga fundi i muajit gusht bëhet 6 lekë për litër me TVSH, ndërsa nga 1 janari 2012 arrin në më shumë se 8 lekë.