Spanje, Reali fiton me permbysje, basket shtyjne festen e Barces
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Janë zhvilluar sot edhe tre takime të Primera Division, ku vëmendja ka qenë e përqendruar tek ty gjigantët, Reali dhe Barcelona. Real Madridi fitoi derbin e kryeqytetit spanjoll, duke mposhtur Atleticon me rezultat 2-1, në ndeshjen kryesore të kësaj jave.
Skuadra e Jose Mourinhos, e cila luajti pa Cristiano Ronaldon, e pa veten në disavantazh, pasi ‘Los Colchoneros’ shënuan që në minutën e katërt me Radamel Falcaon.
Juanfran realizoi autogol në minutën e 11-të, për të barazuar shifrat, kurse Angel Di Maria i solli tri pikë ekipit ‘Los Blancos’ me golin e shënuar në minutën e 62-të.Nga ana tjetër, Barcelona u ndal 2-2 në Bilbao duke shtyrë festën e titullit kampion për këtë sezon.
Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 27-të falë golit të Susaetas, ndërsa inkuadrimi në lojë i Lionel Messit në pjesën e dytë ndryshoi rrjedhën e lojës.
Ylli argjentinas barazoi shifrat në minutën e 67-të, ndërsa Alexis Sanchez kaloi katalanasit në epërsi në minutën e 69-të. Kur të gjithë prisnin fitoren e skuadrës së Tito Vilanovas, Herrera i vendasve , barazoi rezultatin në minutën e 90-të.