e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Spanje-Gjermani, pa frike ne fushe...

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Spanje-Gjermani, pa frike ne fushe...
Erdhi momenti qe Gjermania te marre hak per finalen e humbur te Euro 2008, ndersa Spanja te takohet me historine. Iberiket e cilesuar si skuadra me e suksesshme dhe e kuotuar e viteve te fundit kerkojne te fitojne edhe boterorin per te mbyllur nje cikel te gjate suksesesh, ndersa Gjermania nga ana tjeter mendon t’u jape nje stimul dhe shperblim lojtareve te saj te talentuar.

Villa, Xavi, Iniesta, Puyol e Torres jane ikonat e kesaj Spanje qe me lojen e saj te sakte gjeometrike fut ne telashe cdo lloj kundershtari qe ka perpara. Nga ana tjeter, Loew nuk ka me pak talente ne skuader pasi Ozil, Khedira, Schweinsteiger, Podolski, Lahm e Mueller jane armet e tij me te forta. Ne tre ndeshjet e zhvilluara mes ketyre dy skuadrave ne boteror, Gjermania nuk ka humbur asnjehere pasi ka arritur dy fitore dhe nje barazim.

“Kjo Gjermani ka shume lojtare te Bayern si ajo e viteve ’70. Ne mesfushe ka Khedira dhe Schweinsteiger, celesi i lojes dhe Lahm, Ozil, Klose qe jane te jashtezakonshem. Krahasuar me skuadren e dy viteve me pare kane ndryshuar shume”, shprehet Del Bosque. Me tej ai shton se Spanja tashme eshte ambientuar me boterorin dhe nuk ka pse te kete frike. “Lojtaret kane nje merite te madhe qe arritem mes 4 me te mirave por kjo nuk duhet te na frenoje. Keta lojtare jane talente te vertete”, thekson tekniku iberik.

Nderkohe, Iker Casillas e pranon se kjo gjysmefinale eshte me e rendesishme se finalja e Euro 2008. I karikuar ne maksimum eshte edhe David Villa: “Dua te shenoj per te ndihmuar skuadren pasi eshte absurde te ndalemi tani”.

Para telekamerave nuk ben hap pas as Joachim Loew. “Nuk do ndryshojme loje dhe nuk do shikoni nje Gjermani qe mbrohet. Ata kane zoterimin e topit por ne do perpiqemi t’i veme ne veshtiresi. Nese nuk sulmojme s’do kemi asnje mundesi per t’i mundur. Ndaj Anglise dhe Argjentines treguam se edhe pse jemi ne avantazh, vazhdojme te kerkojme golin. Spanja eshte skuadra me mire e organizuar gjate viteve te fundit  dhe kane nje sulm shume te forte, luajne prej kohesh bashke dhe e njohin njeri-tjetrin shume mire. Ne jemi rritur shume dhe jemi gati per t’u perballur me kombetaren me te mire te viteve te fundit. Tani jemi ne gjendje t’i dominojme ndeshjet”, thekson tekniku i nenkampioneve te Europes.