Spahiu ne Fier: Griseni fleten e etnise, eshte ligjore
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Vetëm katër ditë përpara nisjes zyrtare të procesit të regjistrimit të popullsisë dhe banesave, Aleanca “Kuq e Zi” zhvilloi një takim në Fier, ku u kërkoi mbështetësve të saj të kundërshtonin deklarimin etnik dhe fetar. Drejtuesi i AK-së, Kreshnik Spahiu, në një tubim të hapur në sheshin kryesor të qytetit të Fierit, u ka kërkuar mbështetësve dhe qytetarëve që të grisin nga formulari fletën ku ata duhet të deklarojnë kombësinë e tyre, pasi mbi të gjitha kjo procedurë është ligjore. Sipas Spahiut, i cili është edhe nënkryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, qeveria shqiptare duhej të tërhiqej nga kjo pyetje në formularin e censusit, pas rrëzimit që i bëri Gjykata Kushtetuese ligjit të gjendjes civile në pjesët ku flitej për ndryshimin e kombësisë.
“Vendimi i Kushtetueses është vula Kuq e Zi për censusin e popullsisë, prandaj qeveria duhet të tërhiqet nga ky regjistrim. Qeveria të plotësojë prioritetet e Shqipërisë dhe jo të Greqisë”, deklaroi drejtuesi i kësaj lëvizje, Kreshnik Spahiu, në tubimin e mbajtur në Fier. Sipas tij, tensioni në vend është rritur, për shkak të rrugës që qeveria shqiptare po u hap interesave të Greqisë për sa i përket çështjes së popullsisë.
“Temperatura që na kanë ngritur në ballin dhe mendjen tonë ata të cilët po shesin integritetin dhe sovranitetin e vendit ka kaluar 100 gradë. Sot jemi në një nga qytetet ku harmonia mes komuniteteve, mes njerëzve, bashkëjetesa është një nga simbolet më të vyera, ku ka komunitet të shkëlqyer të intelektualëve myzeqarë, kosovarësh dhe çamësh, por që rrallëherë kanë parë forumet në nivelet e pushtetit”, deklaroi Spahiu në qytetin jugor. Ai kërkoi kështu mbështetjen e fierakëve për të ndihmuar në mosrealizimin e një nisme të tillë. Në takimin e djeshëm në Fier mori pjesë edhe historiani dhe politikani i mirënjohur Pëllumb Xhufi, i cili u tha qytetarëve në lidhje me planet e qeverisë greke për popullsinë në Shqipëri. Turi i Aleancës “Kuq e Zi” pritet të vijojë këtë javë dhe në qytete të tjera të mëdha të vendit.