Shqiptaret, 10 here me te varfer se gjermanet
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
“Ne dhe Gjermania jemi dy shtetet me rritjen më të lartë ekonomike në Europë”. Këtë vlerësim dha pak kohë më parë kryeministri në mbledhje qeveria, duke përmendur me entuziazëm shifrat e zhvillimit ekonomik të vendit. Për kryeministrin, Gjermania vjen e para për nga rritja e PBB-së, por të dytët jemi ne, pra Shqipëria. Megjithatë, për nga pasuria dhe të ardhurat rezulton krejt e kundërta. Sipas FMN-së, shqiptarët presin që këtë vit të sigurojnë mesatarisht 4100 dollarë të ardhura, kurse gjermanët 45 mijë dollarë, ose 10 herë më shumë se vendi ynë.