e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Sot 'Topi i Arte', dita e Messit

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Sot 'Topi i Arte', dita e Messit

Është dita e ceremonisë së Topit të Artë, është dita e Lionel Messit.

Gjithçka tjetër që do të mund të shihnim sot nga ceremonia qe nis ne oren 18:30 në Zyrih përvecse argjentinasit që ngre Topin e Artë, të pestin e karrierës për të do të ishte një katastrofë e vërtetë, diçka e papritur edhe e padrejtë.

Messi është favoriti absolut ndaj finalistëve të tjera Ronaldo apo Neymar dhe bota e futbollit pritet të nderojë klasin e jashtëzakonshëm të argjentinasit që do të rikthehet në shkallën më të lartë të podit, pas dy viteve pushim në të cilat i la skeptrin Cristiano Ronaldos, që e mposhti në garën për trofeun më të rëndësishëm individual.

5 trofete e Barcelonës në vitin 2015, me Messin që ka shënuar në të gjitha kompeticionet, si dhe lidershipi i tij në rrugën e Argjentinës drejt finales së Kupës së Amerikës janë faktet kokëforta në favor të Lionel Messit.

Topi i Artë është momenti kulmor i ceremonisë pasi në Zyrih pritet të nderohet edhe trajneri më i mirë i vitit që lamë pas.

Këtu parashikimet janë më të ekuilibruara pasi garojnë Pep Guardiola, Luis Enrique dhe Jorge Sampaoli, fituesi i Bundesligës me Bajernin, strategu i 5 trfoeve të Barcelonës dhe trajneri që fitoi një Kupë Amerike historike për Kilin.

Bota pret të njohë dhe 11-shen  ideale të 2015 me yjet e futbollit botëror që do duan të kurorëzojnë arritjet e tyre me pjezsëmarrjen në formacionin më të mirë, ndërsa intrigon dhe cmimi Pushkash, ai për golin më të bukur të vitit trofe qe vendoset nga anketa e votuesve ne faqen e FIFA-s  dhe që celebron estetikën e futbollit në momentin kulmor të tij, finalizimin.

Nuk mbetet jashtë vëmendjes padyshim edhe futbolli i femrave, pasi edhe aty do të kurorëzohet futbollistja më e mirë e vitit, çmim për të cilin garojnë amerikania Carli Lloyd, japonezja Aya Miyama, dhe Celia Sasic e Gjermanise, e po ashtu një tjetër garë e fortë zhvillohet edhe për çmimin e trajneres apo trajnerit më të mirë në futbollin e femrave./SuperSport