Skuadra shqiptare qe do te luaj ne Kupen e Botes
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Kampionati Botëror do të nis më 12 qershor në Brazil ku do të marrin pjesë 32 kombëtare nga e gjithë bota. Shumë prej këtyre ekipeve kanë në përbërjen e tyre lojtarë të cilët pavarsisht origjinës së tyre kanë vendosur të luajn për një shtet tjetër. Ky fenomen mund të vërehet fare mirë tek lojtarët me orgjinë shqiptare që kanë zgjdhur të përfaqësojnë ngjyrat e shteteve në të cilat ata kanë lindur ose janë rritur. Janë tre shtete europiane që kanë konfirmuar tashmë 8 lojtarë me origjinë shqiptare në skuadrat e tyre, ndërsa këtij numri pritet ti shtohet edhe Shkodran Mustafi i cili është në pritje të ftesës nga kombëtarja gjermane. Numrin më të madh të shqiptarëve në një skuadër e mban përfaqësusesja e Zvicrës më 5 lojtarë, e ndjekur nga Greqia me dy dhe Belgjika me një. Tranjeri i Zvicrës Ottmar Hitzfeld ka publikuar listën me 23 lojtarët që do të udhëtojnë drejt Brazilit për Kupën e Botës ku shumicën e lojtarëve me të njëjtën kombësi e kryesojnë shqiptarët. Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami, Blerim Dzemaili dhe Admir Mehmedi janë shqiptarët e përzgjedhur nga tranjeri Hitzfeld për të përfaqësuar Zvicrën në Brazil.
Polemikat për vendimin e këtyre lojtarëve për të luajtur me Zvicrën arritën kulmin në kohën kur përfaqësuesja helvete luajti dy ndeshjet e vlefshme për eleminatoret e Brasil 2014 kundër kombëtares shqiptare. Shumë fajtorë dhe shkaqe u hodhën në ato kohë publik për arsyet se përse këta lojtarë kishin refuzuar Shqipërinë, por fakti mbetet që Shqipëria e mbylli fazën eleminatore në vendin e pestë ndërsa shqiptarët e Zvicrës e kualifikuan skuadrën e tyre në Kupën e Botës. Zvicra nuk është skuadra e vetme me shqiptarë në përbërjen e saj, fqinji ynë jugor ka përzgjedhur në listën e tij për Kupën e Botës dy lojtarë me origjinë shqiptare.
Por ndryshe nga situata në Zvicër ku mjafton pasaporta dhe dëshira për të luajtur me këtë shtet dhe dyert mund të hapen pa kushte, në Greqi situata është ndryshe. Sotiris Nini dhe Panagiotis Kone për të përfaqësuar ngjyrat e kombëtares greke në Botëror kanë kaluar më parë në një proçes helenizimi duke u munduar të fshinë ato gjëra që i lidhin me Shqipërinë. Rasti më flagrant është i korçarit Kone, i cili edhe pse i rritur me emrin Gjergj ka vendosur ta ndërrojë atë në Panajotis në mënyrë që të ndihet “më shumë” grek. Megjithatë dy lojtarët pavarsisht konkurrencës kanë mundur të sigurojnë një biletë për në Brazil.
Shtatë lojtarët e përmendur më lartë shpesh herë janë munduar të justifikojnë zgjedhjen e tyre me pretekstin ose të vërtetën se Shqipëria nuk ka kontaktuar kurrë me ta, ose në raste të tjera zyrtarë të FSHF-së u kanë kërkuar para. Por kjo “mburojë” nuk mund të jetë e vlefshme për lojtarin e Belgjikës me origjinë shqiptare Adnan Januzaj, i cili pavarsisht fushatës së tifozëve shqiptare dhe përpjekjeve të Federatës Shqiptare të Futbollit për ta afruar me kombëtaren shqiptare vendosi të luaj për shtetin e Belgjikës. Lojtari i Manchester United falë talentit të tij dhe paraqitjeve të shkëlqyera me skuadrën angleze ka bindur tranjerin Wilmots për ta përfshirë atë në skuadrën që do të udhëtojë drejt Brazilit. Wilmots është shprehur se Januzaj do të jetë në Kupën e Botës por nuk e di ende nëse ai do të aktivizohet apo jo gjatë ndeshjeve që Belgjika do të luaj në Botëror.
Megjithatë talenti me origjinë shqiptare do të përfitojë eksperienc të madhe edhe në rast se Botërorin e ndjek nga pankina. Listës së shqiptarëve në Kupën e Botës mund ti bashkohet edhe shqiptari me origjinë nga Gostivari, Shkodran Mustafi, i cili ka mundur të siguroj pjesëmarrjen në listën paraprake të Gjermanisë për Kupën e Botës. Mustafi është në pritje të ftesës së tranjerit Low për tu bërë pjesë e 23 lojtarëve që do të udhëtojnë me një prej pertendentëve për të fituar kompeticion më të rëndësishëm të futbollit. Me 9 lojtarë shqiptarë në Kupën e Botës mund të themi qartësisht se kemi të bëjmë me nje skuadër shqiptare futbolli që pavarsisht se ka brenda një larmishmëri ngjyrash mund ti shërbejë mjaft mirë imazhit të shqiptarëve në mbarë botën.