e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Skënderbeu pretendent edhe te femrat, klubi nis merkaton e fuqishme

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Skënderbeu pretendent edhe te femrat, klubi nis merkaton e fuqishme

Skënderbeu pritet që shumë shpejt të jetë kampion edhe te ekipi i femrave. Tashmë në administrimin e Presidentit Takaj, edhe ky ekip ka nisur përgatitjet për sezonin e ri duke bërë edhe një merkato të fuqishme.rrahmaniAlbina Rrahmani futbollistja nga Prishtina ka firmosur sot kontratën si e para futbolliste e Skënderbeut të ardhshëm dhe do të bashkohet me Skënderbeun këtë javë dhe do luajë edhe gjatë këtij sezoni.

Sezonin e ardhshëm Skënderbeu për femra do të jetë kandidati absolut për fitimin e titullit kampion dhe pas kosovares Rrahmani në ditët në vazhdim do të bëhen publik edhe emrat e futbollisteve të tjera, ku një pjesë e mirë e tyre do të jenë disa nga vajzat e ekipit të Vllaznisë.