e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Skenderbeu i pafat

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Skenderbeu i pafat

Skënderbeu nuk arriti dot të kualifikohej në fazën e grupeve të Europa League, teksa humbi me penallti ndaj ukrainasve të Chernomorets-it me rezultatin 6-7.  Skuadra korçare arriti të barazonte rezultatin e ndeshjes së parë, duke fituar sfidën e kthimit me rezultatin 1-0. Golin e vetëm të takimit e shënoi Ribaj, që në pjesën e parë.

Më pas loja shkoi në shtesë, ku dy pjesët 15-minutëshe nuk prodhuan gola. Pas 120 minutave lojë të luajtura në “Qemal Stafa”, skuadrat iu drejtuan penalltive.  Edhe pse Shehi arriti të priste dy penallti, skuadra e Skënderbeut nuk arriti të kualifikohej, pasi humbi tri të tilla kundrejt ukrainasve.