Skënderbeu gati për Flamurtarin, Josa merr 3 talente nga akademia
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Nën drejtimin e trajnerit Mirel Josa dhe përgatitësit Atletik Iris Selimi, ekipi ka vijuar sot përgatitjet për ndeshjen e javës së 27-të ndaj Flamurtarit të Vlorës tek anekset e stadiumit "Skenderbeu".
Trajneri Mirel Josa e ka pasur kontigjentin e plote gjate seances se sotme stervitore me perjashtim te Bakary Nimaga qe vijon stervitjen i diferencuar.
Ekipit te pare i janë shtuar kete jave me 3 lojtare te akademise. Keshtu, Agim Zeka, Paolo Ivani dhe Dean Lici prej 3 ditesh sterviten nen urdhrat e Trajnerit Mirel Josa i cili deshiron te "ingranoje" talentet e se ardhmes me ekipin e pare.