Skënderbeu fiton ndaj Pogradecit, Josa aktivizon Shkëmbin
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Skënderbeu e ka shfrytëzuar pauzën që kanë sjellë ndeshjet e Kombëtares për të testuar disa nga lojtarët që nuk kanë pasur hapësira kohët e fundit në ekip.
Korçarët kanë zhvilluar sot një takim miqësor me fqinjët e Pogradecit në stadiumin e këtyre të fundit ndeshje të cilën e kanë fituar me rezultatin 0-2.
Josa ka hedhur nga minuta e parë lojtarë si Plaku, Nafiu, Llapanji, apo edhe Bledi SHkëmbin i cili prej kohësh nuk luan si titullar me kampionët në fuqi.
Ndeshja ka folur e gjitha për ekipin bardhekuq dhe golat e fitores mbajnë firmat e Sebino Plakut dhe Gerhard prognit. Ekipi i Josës po përgatitet për startin e javës së katërt ku pret në shtepi Vllazninë.