Skenderbeu fiton 4-1 ndaj Crusaders
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Skënderbeu i Korçës arriti një fitore të thellë 4-1 në ndeshjen e parë të turit të dytë të eliminator të Champions League ndaj irlandezo-veriorëve të Crusaders, duke hedhur një hap të sigurt drejt fazës tjetër të këtij kompeticioni.
Korçarët e nisën në mënyrën më të mirë të mundshme ndeshjen, ku arritën të gjejnë golin e avantazhit në minutën e ’15- me Bakary Nimaga, i cili realizoi pas një krosimi nga krahu i majtë i sulmit.
Ishte minuta e 34-t kur Hamdi Salihi, lojtari i kombëtares sonë, dyfishoi shifrat, pasi një gabimi të portierit mik. Me këtë rezultat do të mbyllej pjesa e parë.
Vetëm 3 minuta pasi nisi pjesa e dytë, irlandezo-veriorët arritën të shkurtojnë diferencën në 2-1. Jordan Owens ishte autor i golit.
Më pas gjithçka foli për të besuarit e trajnerit Josa, të cilët shënuan edhe dy gola të tjerë. Në minutën e 76, Bernard Berisha e çoi rezultatin në 3-1, ndërsa ishte sërish Salihi në të 83-ën që vulosi rezultatin në 4-1.
Ndeshja e kthimit do të luhet më 21 korrik në Belfast të Irlandës së Veriut, në orën 20:45. Me avantazhin e 3 golave, Skënderbeu do ta ketë të lehtë të kalojë turin e dytë në Champions League, madje duke kursyer edhe energji. Megjithatë, trajneri Josa qëndron si gjithnjë me këmbë në tokë. Korçarët kërkojnë të shkojnë larg në Champions League, por kjo do të varet edhe nga shorti në turin e tretë.