e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Skemi objektiva, aktivizova ata që kërkonin minuta

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Skemi objektiva, aktivizova ata që kërkonin minuta

Stavri Nica e ka pranuar faktin se Laçi i tij nuk ka më objektiva. Ai ka thënë se vëmendja e skuadrës është përqendruar vetëm te Kupa e Shqipërisë.Stavri Nica ne Vllaznia-Laci 3-0 "Tani që dolëm nga objektivat e kampionatit u dhashë mundë- si disa futbollistëve që 'nën zë' kanë kërkuar formacionin. Në fakt, mora sinjale shumë të mira dhe disa prej lojtarëve bënë ndeshje pozitive.

Mund të kishim shënuar në fund me anë të Çelës dhe do të ishte një barazim i bukur. Një pikë për të dyja skuadrat do të ishte rezultati më i drejtë. Prej javësh na mungojnë pikët dhe tani duhet të mendojmë për të mos rrezikuar. Mendjen e kemi te Kupa dhe kemi synime të forta", ka thënë Nica.

Numri një i kurbinasve ka thënë se kur skuadra nuk ka objektiva është shumë e vështirë për t'u mobilizuar dhe është shumë i drejtë aktivizimi i atyre lojtarëve që nuk kanë pasur shumë mundë- si gjatë kësaj kohe.