Skaneri i ish-kapitenit: Ja ku gaboi trajneri Andrea Agostineli
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Kapiteni i fundit i Partizanit që ka ng ritur trofeun e kampiones në sezonin 1992-1993, Adnand Ocelli, ka shfrytëzuar profilin e tij në "Facebook" për t'iu kundërpërgjigjur trajnerit Andrea Agostineli.
Ocelli ka bërë një skaner të intervistës që trajneri italian dha para dy ditësh për mediat. Ish-kapiteni parashtron 10 pika, ku tregon se ku ka gabuar Agostineli në deklaratën e tij dhe në fund e mbyll me një pyetje që ka lidhje me mundësitë e trajnerit italian për të drejtuar Partizanin.
Ja skaneri i Ocellit: "Agostineli nuk duron? Po pse Partizani dhe partizanasit duhet të durojnë? Duke lexuar mendimet e tij në një nga mediat elektronike, marr shkas të shkruaj, duke ju referuar thënieve të tij:
1- Reagimin ndaj tij, duke ditur karrierën e tij edhe në Itali, për më shumë duhet të di se si ata funksionojnë. Mediat janë oponenca e tij.
2- Objektivi: Të luftosh për titull dhe është për titull, janë të ndryshme. E para justifikon, e dyta të zbulon gabimet.
3- Mbusha shkallët me tifozë: Nuk i solle ti ata, por i gjete kudo, si në stërvitje, edhe në stadium.
4- Tani e pranon që nuk e njihte mirë kampionatin shqiptar. Kur erdhe the që je njohës i mirë i tij.
5- Nuk ka më lojtarë të paprekshëm dhe kam përmirësuar sjelljen: Praktikat tregojnë se lojtarët liderë nuk preken dhe nuk mundesh pa to. Dhe s'po bëjmë orë edukate.
6- Po të bëhej penalltia me Skënderbeun: Po të kishte halla k....e! Pra, tregon që nuk je profesionist.
7- Nuk kam humbur asnjë ndeshje: Vërtet s'ke humbur, por edhe s'ke fituar. Me sistemin trepikësh, me matematikë, është më mirë një humbje dhe një fitore, se sa tri barazime.
8- I përgjigjem vetëm presidentit: Krejtësisht amator! Që këtu ka vendosur hendek me ekipin dhe tifozët, edhe pse ka shumë detyrime ndaj tyre.
9- Kemi projekt dhe presim ndeshjen në Korçë: Pse, Skënderbeu nuk mendon për të?
10- Mbas Tërbunit duhej t'i dënoja: Hahaha! I paafti dënon, profesionisti korrigjon. Nuk e di, por po të pyes unë more zotëri: A ke ti by... për Partizanin?!".
ILIR CARA