Skandal trukimesh ne Olimpiade.
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Nuk mund të shpëtonte Olimpiada e Londër 2012 pa trukimet e rezultateve, një fenomen që kohët e fundit ka goditur rëndë sportin. Skandali olimpik është zbuluar në badminton, e për pasojë 8 lojtare femra janë skualifikuar nga Federata Ndërkombëtare e Badmintonit, pas akuzave të organizatorëve ''se kanë thyer shpirtin olimpik dhe moralin sportiv'', duke humbur me dashje ndeshjet, e duke favorizuar kundërshtaret e tyre.
"Na vjen shumë keq që kjo ndodhi. Zakonisht turneu i badminton ka fundksionuar në mënyrë fantastike. Edhe këtë herë gjithcka shkonte mirë dhe është për të ardhur keq që faza e grupeve u mbyll në këtë mënyrë" ka deklaruar shefi ekzekutiv i federatës botërore të badmintonit, Thomas Lund. Nën akuzë në vecanti ka përfunduar sfida dyshe mes kinezeve Yu Yang e Uang Xiaoli kundër korano-jugoreve Jung Kyung e Kim Ha Na. Kinezet, të kualifikuara, kanë humbur kundër rivaleve më pak të kuotuara, në një ndeshje që nuk pa shkëmbime më të gjatë se katër goditje, apo me goditje në rrjetë dhe jashtë fushës të qëllimshme.
Në këtë mënyrë, kinezet kanë shmangur përplasjen në eleminatore me bashkëkombaset Tian Qing e Zhao Yunlei, duke e mbyllur takimin nën fërshëllimat e publikut. Përvec kinezeve, nën akuzë kanë përfunduar edhe dy skuadra dyshe koreano-jugore dhe një e Indonezisë, që mund të goditen nga sanksione disiplinore. "Federata ndërkombëtare e Badmintonit duhet ta shohë cështjen me kujdes sepse gjykimi është shumë i rëndësishëm. Më parë duhet bërë një hetim. Kjo ka ndodhur edhe herë të tjera në Indonesian Opens, por sigurisht autoritetin nuk e ka në dorë Federata indoneziane, port ë mëdhenjtë", ka thënë Erick Thohir, kryetari i federatës indoneziane të Badmintonit. Ndërkohë, hetimi i parë ka nisur nga Delegacioni olimpik kinez, menjëherë pas protestave të Federatës Ndërkombëtare të Badmintonit.